Triumfoi Rigoberto Uran, i sigurt kryeson Froome

Çiklizëm

Triumfoi Rigoberto Uran, i sigurt kryeson Froome

Nga: Fazli Berisha Më: 9 korrik 2017 Në ora: 18:31
Rigoberto Uran

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 9-të

Dramë e vërtet në fund të kësaj gare. Ishte luftë e vërtet ndërmjet Fabio Aru, Warren Barguil, Romain  Bardet, Chris Froome dhe  Rigoberto Uran e ky i fundit me një sprint arriti fitore në shtegun Nantua – Chambéry të gjatë 185.5 kilometra, të cilin e përshkoi për 05H 07' 22', duke lënë në pozitën e dytë francezin Bargul dhe kampionin aktual dhe kryesuesin e renditjes së përgjithshme Chris Froome në vendin e tretë.  Uran pas fitores tha: “Ishte  mbresëlënëse. Nuk isha i sigurt nëse kisha fituar apo jo. Kur më kanë thënë që kam fituar , jam ndjerë shumë lumturi. Është një surprizë. Unë jam shumë i lumtur që kam fituar këtë fazë të komplikuar”. Në 21 kilometra pra cakut në shtegun e lëshimit pati një rrëzim mjaft të keq të çiklistëve Rechie Porte dhe Daniel Martin. Porte rrëzuar sërish pasi kishte tentuar të vazhdojë garën dhe është detyruar të marrë ndihmën mjekësore dhe të largohet me autoambulancë nga shtegu dhe lehtë mund të jetë jashtë Turit. Renditja e përgjithshme ka pësuar ndryshime, në renditje, por edhe  pas etapës së 9-të në renditjen e përgjithshme prinë kampioni aktual Christopher Froome me kohë të përgjithshme 38H 26' 28''.

Fanellën e gjelbër tash e bartë fituesi i dy etapave me radhë çiklisti gjermani Marcel Kittel me 212 pikë,  ndërsa francezi Warren Bargul  bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe (polka) me 60 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates  me kohë prej 38H 28' 30'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte francezi Warren Bargul  dhe bartë edhe fanellën (kombinative të kuqe me numër 1. E hëna është ditë pushimi për çiklistët, të cilët të martën vazhdojnë garën për etapën e 10-të në shtegun Périgueux – Bergerac të gjatë 178 kilometra. Çiklistët nisën nga qyteti Périgueux me 3150 banorë në vet qytezën, ndërkaq që si krye bashki ka 103 500 banorë ne 43 komuna. Ekonomia: industria ushqimore, seminaret e SNCF, universiteti, hotelieri, turizmi. Sport: CAPD (bashkim rugby, ndarje 3). Ngjarje: 100 turne në bulevardet e rrugëve (çiklizmit), Open Engie du Périgord (tenis për femra).

Trashëgimia: Kullë Gallo-Romake e Vesunna, kulla e Mataguerrit, kështjella Barrière (katedralja e 12-të), katedralja Saint-Front e shënuar si një vend i Trashëgimisë Botërore si një ngrënie e ngritur e Kompostës, kisha Saint-Etienne-de-la-Cité, Muzeu i Artit Arkeologjia e Perigord, Muzeu Ushtarak i Perigord, Arteve të Mimës dhe Gesti Institucionit Kombëtar. Çiklistët e mbyllin garën në qytetin Bergerac me 28760 banorë. Ekonomia: industria ushqimore, seminaret e SNCF, universiteti, hotelieri, turizmi. Sport: CAPD (bashkim rugby, ndarje 3). Ngjarje: 100 turne në bulevardet e rrugëve (çiklizmit), Open Engie du Périgord (tenis për femra). Trashëgimia: Kullë Gallo-Romake e Vesunna, kulla e Mataguerrit, kështjella Barrière (katedralja e 12-të), katedralja Saint-Front e shënuar si një vend i Trashëgimisë Botërore si një ngrënie e ngritur e Kompostës, kisha Saint-Etienne-de-la-Cité, Muzeu i Artit Arkeologjia e Perigord, Muzeu Ushtarak i Perigord, Arteve të Mimës dhe Gesti Institucionit Kombëtar.

Sport: Bashkimi Sportiv Bergerac rugby Vallée de la Dordogne (ndarja e 4), Bergerac Périgord Pourpre Hendboll (divizioni i parë i grave), Bergerac Périgord Football Club (ndarja e 4), Bergerac Athlétique klub, Cercle des nageurs bergeracois, SNB Aviron. Ngjarjet: Triatlon, La Grappe de Cyrano (Endurance motorycling), Faites du S'Port, Semi-maratonë e Cyrano. Trashëgimia: Kisha e Notre-Dame, kisha Saint-Jacques, manastiri i Les Récollets, Peyrarède tonwhouse, statuja e Cyrano nga Mauro Corda, Shpella Lascaux dhe Lascaux 4, Château de Monbazillac, Tuilières flokët, Muzeu i duhanit, Muzeu i qytetit, Muzeu Costi.

Rezultatet e etapës së 9-të

1. Rigoberto Uran (Kol.) CANNONDALE DRAPAC               05H 07' 22'      

2. Warren Barguil (Fra.) TEAM SUNWEB                   05H 07' 22''

3. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY                       05H 07' 22''

4. Romain Bardet (Fra.) AG2R LA MONDIALE                    05H 07' 22''

5. Fabio Aru (Ita.) ASTANA PRO TEAM                              05H 07' 22''

6. Jakob Fuglsang (Nor.) Astana PRO TEAM              05H 07' 22''

7. George Bennett (NZL)TEAM LOTTO NL - JUMBO           05H 08' 37''

8. Mikel Landa (Spa. ) TEAM SKY                                      05H 08' 37''

9. Daniel Martin (Ira.) QUICK - STEP FLOORS                   05H 08' 37''

10. Nairo Quintana (Kol.) MOVISTAR TEAM                       05H 08' 37''      

10. Romain Hardy (Fra.) TEAM FORTUNEO - OSCARO      04H 31' 19'

Renditja e përgjithshme

1. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY               38H 26' 28''      

2.  Fabio Aru (Ita.) ASTANA PRO TEAM                     38H 26' 46''

3. Romain Bardet (Fra.) AG2R LA MONDIALE            38H 27' 19'

4. Rigoberto Uran (Kol.) CANNONDALE DRAPAC       38H 27' 23''

5. Jakon Fuglsang (Nor.) ASTANA PRO TEAM   38H 28' 05''

6. Daniel Martin (Ita.) QUICK - STEP FLOORS           38H 28' 12''

7. Simon Yates (SHBA) ORICA – SCOTT                   38H 28' 30''

8. Nairo Quintana (Kol.) MOVISTAR TEAM         38H 28' 41''

9. Mikel Landa (Spa.) TEAM SKY                               38H 29' 34''

10. George Bennett (NZL) LOTTO NL - JUMBO  38H 30' 21''

Renditja e ekipeve

1. Team Sky     (GBR)                                               115H 25' 25''    

2. AG2R La Mondiale (FRA)                               115H 32' 37''

3. Astana Pro Team KAZ)                          115H 51' 42''

4. Trek – Segafredo (USA)                        115H 52' 51''

5. Movistar Team      (ESP)                                      116H 03' 39''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat