Sërish fiton Marcel Kittel, Froome vazhdon kryesimin

Çiklizëm

Sërish fiton Marcel Kittel, Froome vazhdon kryesimin

Nga: Fazli Berisha Më: 7 korrik 2017 Në ora: 18:28
Marcel Kittel

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 7-të

Me gjasë në edicioni e 104-të të Tour de France do të mbizotërojnë çiklistët gjerman për faktin se në këto dy etapat me radhë nga katër çiklistë gjenden në top-10. Pasi fitoi etapën e 6-të dhe në hapje etapën e parë gjermani Marcel Kittel fitojë edhe etapën e shtatë pasi  në shtegun Troyes - Nuits-Saint-Georges të gjatë 213.5 kilometra ishte më i shpejti të cili e përshkoi për  05H 03' 18'', duke lënë në pozitën e dytë norvegjezin Edvald Boasson Hagen dhe australianin Michael Mattews në vendin  e tretë. Kettel pas fitores u shpreh: ”Kur e kalova vijën, nuk kisha asnjë ide nëse fitova apo jo, para se të përfundoja, e dija se do të ishte afër, në 150 metra për të shkuar, mendova se ishte ende 200, por për fat të mirë, dera u hap Në anën e djathtë unë kalova Edvald Boasson Hagen. Për të arritur dymbëdhjetë fitore në faza të Tourit është një sukses i jashtëzakonshëm. Unë jam në një formë të mirë, jam shumë i lumtur. Tashmë kam tri fitore në këtë Tour. Unë jam shumë i lumtur për këtë”. Renditja e përgjithshme nuk ka ndryshuar edhe më tutje kryeson pas etapës së 6-të në renditjen e përgjithshme prinë kampioni aktual Christopher Froome me kohë të përgjithshme 28H 47' 50''. Fanellën e gjelbër tash e bartë fituesi i dy etapave me radhë çiklisti gjermani Marcel Kittel me 197 pikë,  ndërsa  italian Fabio Aru bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe (polka)  me 10 pikë.

Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates  me kohë prej 28H 48' 34'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte holandezi Dylan Van Baarle dhe bartë fanellën e kuqe me numër 1. Çiklistët të shtunën luftojnë  për etapën e 8-të në shtegun Dole - Station des rousses të gjatë 187 kilometra. Çiklistët nisën nga qyteti Dole me 24300 banorë kryesisht i njohur për atletikë me një Ekonomi: industria kimike (Solvay), bioteknologjitë (transformimi i insekteve në komponente bioaktive), komponentët elektronikë (C & K), industria ushqimore (djathi Bel), delikatesa (Clavière. Në Sport: 40 shoqata sportive, 6,800 anëtarë. Klubet: US Dole Rugby, Cercle des Nageurs de Dole dhe rajoni i saj (not), Tenis Club Dolois, Retraite Sportive du Grand Dole (për të moshuarit).

Ngjarje: Tour du Jura (biçikletë), Maratona Pays de Pasteur, Les 30 Clochers (biçikletë malore dhe këmbësorë. Trashëgimia: kisha kolegjiale Notre-Dame (shekulli i 16-të), kolegji Saint-Jérôme dhe kisha vizituese (shekulli i 15-të), katedralja e Karmelitit (shek XVII), urë romane, vilë romake në Goux, vendlindja dhe muzeu Louis Pasteur, muzeu i arteve të bukura arkeologjia. Çiklistët garën e mbyllin në qytetin Station des rousses me 3280 banorë por me një Ekonomia: turizmi (skija alpine, ski nordike, ski-joëring, biatlon, trekking, biking malore, 200 km gjurmët, 2 fusha golfi, angling), shfrytëzimi pyjor. Djathë Comte rafinuar në Fort Les Rousses. Lacroix Group (lider në kondicionimin e ushqimit) në Bois-d'Amont. E në sport njihet me Kampionatet franceze, O'xyrace, Trail Blanc Jurassien, Transjurassienne (garë ski 76 km), Lojrat Olimpike Rinore në vitin 2020 (biatlon, kombinime nordike dhe skijimi). Qendra nacionale nordike e skijimit në Premanon. Trashëgimia: fortesa e Les Rousses (shek XIX), fortesa e Risoux (shekulli i 19-të), muze i skijimit dhe traditës në Les Rousses, mulli (shek 17), rafineria e djathit (shekulli i 18-të), muzeu i zdrukthëtarisë (historia e fabrikimit lokal e orëve, kuti djathi dhe ski) në Bois-d'Amont, Muzeu i mineraleve në Lamoura, Paul-Emile Victor qendër polare në Premanon.

Rezultatet e etapës së 7-të

1. Marcel Kittel (Gjerm.) QUICK - STEP FLOORS                         05H 03' 18''

2. Edvald Boasson Hagen (Nor.)DIMENSION DATA                 05H 03' 18''

3. Michael Matthews (Aus.) TEAM SUNWEB                       05H 03' 18''

4. Alexander Kristoff (Nor.) KATUSHA ALPECIN             05H 03' 18''

5. John Degenkolb (Gjerm.)       TREK - SEGAFREDO        05H 03' 18''       

6. Dylam Groenewegen (Fra.) LOTTO NL – JUMBO                   05H 03' 18''

7. Rüdiger Selig (Gjerm.) BORA - HANSGRO  HE             05H 03' 18''       

8. Nacer Bouhanni (Fra.) COFIDIS,SOLUTIONS                 05H 03' 18''

9. Andre Greipel (Gjerm.) LOTTO SOUDAL                         05H 03' 18''

10. Daniel MC Lay (Brit. M.) FORTUNEO – OSCARO                05H 03' 18''

Renditja e përgjithshme

1. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY              28H 47' 50''       

2. Geraint Thomas (Brit. M.) TEAM SKY                      28H 48' 02''

3.  Fabio Aru (Ita.) ASTANA PRO TEAM                    28H 48' 04''

4. Daniel Martin (Ita.) QUICK - STEP FLOORS           28H 48' 15''

5.  Richie Porte (Aus.) BMC RACING TEAM              28H 48' 29''

6. Simon Yates (SHBA) ORICA – SCOTT           28H 48' 33''

7. Romain Bardet (Fra.) AG2R LA MONDIALE         28H 48' 37''

8. Aëlberto Contador (Spa.) TREK - SEGAFREDO    28H 48' 42''

9. Nairo Quintana (Kol.) MOVISTAR TEAM              28H 48' 44''

10. Rafal Majka (Pol.) BORA – HANSGROHE           28H 48' 51''

Renditja e ekipeve

1. Team Sky      (GBR)        86H 24' 35''       

2. BMC Racing Team (SHBA)             86H 26' 34''

3. AG2R La Mondiale (Fra.)                86H 27' 56''

4. Cannondale Drapac (SHBA)          86H 28' 10''

5. Orica – Scott (Aus.)        86H 28' 33'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat