Francezi Arnaud Demare fitoi etapën, Geraint edhe më tutje i pari - Bota Sot
Francezi Arnaud Demare fitoi etapën, Geraint edhe më tutje i pari

Çiklizëm

E martë, 22 maj 2018

Francezi Arnaud Demare fitoi etapën, Geraint edhe më tutje i pari

Nga: Fazli Berisha Më: 4 korrik 2017 Në ora: 18:44
Arnaud Demare

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 4-të

Duket se kjo ishte dita e çiklistëve francez, të cilët përveç që triumfuan duke fituar etapën e katërt në shtegun Mondorf Les Bains- Vittel të gjatë 207.5 kilometra, ku ngadhënjeu Arnaud Demare, pasi shtegun e përshkoi 04H 53' 54'', në dhjetëshen e parë ishin edhe dy francezë (Nacer Douhanni dhe Adrien Petit). Ndërkaq në vendin e dytë Peter Safan dhe në pozitën e  tretë norvegjezin Alexander Kristoff. Kampionin aktual Christopher Froome pas katër etapave gjendet në pozitën e tretë në renditjen e përgjithshme. Nuk ndryshon kryesimin edhe pas etapës së 4-të në renditjen e përgjithshme prinë anglezi Geraint Thomas  me kohë të përgjithshme 14H 54' 25''. Fanellën e gjelbër e bartë çiklisti francez Arnaud Demare me 71 pikë,  ndërsa  amerikani Nathan Brown atë të bardhë me pika të kuqe(polka)  me 3 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është francezi Pierre Rogger Latour  me kohë prej 14H 54' 50'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte belgu Guillaume VAN Keirsbulck dhe bartë fanellën e kuqe me numër 1. Çiklistët të martën luftojnë  për etapën e 5-të në shtegun Vittel - Planche des Belles Filles të gjatë 160.5 kilometra.

Çiklistët nisën nga qyteti Vittel, me 5340 banorë, e ku edicioni i 55-të i Tour de France nisi nga ky qytet para më shumë se 40 viteve. Ka një ekonomi që bazohet në shërbime pasi ka shumë banja termale e ku trajtohen sidomos të sëmurit nga veshkat. I mbushur me kazino dhe tregti tjera.  Ka një trashëgimi të lashtë kulturore si Banja termale e shënuar si monumente historike, Muzeu i turizmit dhe banjot termale, Vigie de l'eau (Qendra kërkimore për ujë dhe mjedis), Palais des congrès, Teatri Charles Garnier. Gara e kësaj etape përmbyllet në qytetin  Planche des Belles Filles, me 238500 banorë, një qytet skitar por që edhe Tour de France ka meritat e veta sidomos më 2012, ku Froome e Bradley Wiggins. Fituan edhe veshën fanellën e verdhë. Ka një ekonomi që bazohet në turizëm dimëror pasi ka shtigje skijimi, industri të drurit. Në sport njihet për ski nordike dhe alpine si dhe çiklizëm malor. Me një Trashëgimi: Kapela e Notre-Dame-du-Haut në Ronchamp, i shënuar si një vend i Trashëgimisë Botërore, Shtëpia e Negritude dhe të Drejtat e Njeriut në Champagney, muzeu i malit në Le Haut-du-Them-Château-Lambert. Mbahen dhe disa festivale ku përfshihet e rërë popullata. 

Rezultatet e etapës së 4-të

1. Arnaud Demare (Fra) FDJ                                                          04H 53' 54''   

2. Peter Sagan (Sllovaki) BORA - HANSGROHE                          04H 53' 54''

3. Alexander Kristoff (Nor) KATUSHA ALPECIN               04H 53' 54''

4. Andre Greipel (Gjerm.) LOTTO SOUDAL                                  04H 53' 54''

5. Nacer Bouhanni Nacer (Fra) COFIDIS, SOLUTIONS  04H 53' 54''

6. Adrien Petit (Fra) DIRECT ENERGIE                                         04H 53' 54''

7. Jurgen Roelandts (Bel) LOTTO SOUDAL                                 04H 54' 01''

8. Michael Matthews (Aus) TEAM SUNWEB                                 04H 54' 01'''

9. Manuele Mori (Ita) UAE TEAM EMIRATES                               04H 54' 04''

10. Tiesj Benoot (Bel) LOTTO SOUDAL                                        04H 54' 04''

Renditja e përgjithshme

1. Geraint Thomas (Brit. M.) TEAM SKY                            14H 54' 25''   

2. Peter SAGAN (Slo) BORA - HANSGROHE                    14H 54' 32''

3. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY                     14H 54' 37''

3. Michael Matthews (Aus) TEAM SUNWEB                     14H 54' 37''

5. Edvald Boasson Hagen (Nor) DIMENSION      14H 54' 41''

6. Roger Latour Pierre (Fra) AG2R LA MONDIALE          14H 54' 50''

7. Philippe Gilbert Philippe (GER) QUICK - STEP      14H 54' 55''

8. Michal Kwiatkowski (Pol)  TEAM SKY                 14H 54' 57''

9.  Tim Wellens (Bel) LOTTO SOUDAL                             14H 54' 57''

10.  Arnaud Demare (Fra)   FDJ                                         14H 54' 58''

 

Renditja e ekipeve

1. Team Sky  (Brit. M.)          44H 43' 34''

2. Quick - Step Floors (Bel)  44H 43' 34''

3. Movistar Team (Spa.)      44H 44' 50''   

4.Bora – Hansgrohe (Gjerm.)          44H 44' 51''

5. Team Sunweb (Gjerm.)   44H 45' 01'

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test