Thomas Geraint fituesi etapës së parë

Çiklizëm

Thomas Geraint fituesi etapës së parë

Nga: Fazli Berisha Më: 2 korrik 2017 Në ora: 12:33
Thomas Geraint

Nuk di nëse ishte befasi apo një realitet i ri, pasi që më parë llogariteshin favoritë të kësaj etape kampioni aktual Chris Froome, Quintana dhe të tjerë, por asnjëherë nuk përmendej, Thomas Geraint, i cili në hapje të edicionit të 104-të të Tour de France, arriti kohën më të mirë me kronometër, duke qenë më i shpejti në 14 kilometra në etapën  e parë për 16’04”.Geraint la në vendin e dytë zviceranin Stefan Kueng dhe belorusin Vasil Kiryienka. Kampioni aktual Christopher Froome, arriti të renditet i gjashti me kohë prej 16’16”.

Të dielën çiklistët nisin garën për etapën e dytë në shtegun e gjatë 203.5 kilometra prej Dyseldorfit në qytetin e Belgjikës Liege. Qyteti i Liges me 198200 banorë me një ekonomi që varte nga limanet dhe portet për bartjen e mallrave. Ka sportin e zhvilluar në futboll, klubin metë njëjtin emër. Basketboll dhe çiklizëm. Ka një trashëgimi kulturore si Katedralja Saint-Paul (shekulli i 10-të), kisha kolegjiale Saint-Bartholomew (shekulli i 12-të), Pallati Prince-Bishops, Bashkia (Shek 18). Muzetë (La Boverie, Le Grand Curtius, Ar-chéoforum, Akuarumi-Muzeu).

Rezultatet e etapës së parë

1. THOMAS GERAINT (GBR) SKY                         16' 04''           

2. KUENG STEFAN  (SUI) RACING TEAM            16' 09''

3. KIRYIENKA VASILI (BLR)TEAM SKY                  16' 11''

4. MARTIN TONY (GER) KATUSHA ALPECIN      16' 12''

5. TRENTIN MATTEO (ITA)QUICK - STEP                       16' 14''

6. FROOME CHRISTOPHER (GBR)TEAM SKY    16' 16''

7. VAN EMDEN JOS (NED) TEAM LOTTO NL      16' 19''

8. KWIATKOWSKI MICHAL (POL) TEAM SKY       16' 19''

9. KITTEL MARCEL (GER) QUICK – STEP             16' 20''

10. BOASSON EDVALD (NOR) DIMENSION          16' 20'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat