“Tour de France”, ikën Valverde, Thomas fiton etapën e parë

Çiklizëm

“Tour de France”, ikën Valverde, Thomas fiton etapën e parë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 21:22
Alejandro Valverde

Alejandro Valverde i thotë lamtumirë Turit të Francës, që në etapën e parë të kronometrit, në Dusseldorf të Gjermanisë. Ciklisti spanjoll, u rrëzua për shkak të lagështisë në asfalt duke u përplasur më pas edhe me barrierat anësore. 37-vjecari u transportua menjëherë në spital për ekzeminime të hollësishme dhe e ka të pamundur ta vijojë turin për shkak të plagëve që mori në këmbë dhe në brinjë.

Surpriza e etapës së parë, që u karakterizua nga një terren i lagur prej reshjeve të dendura të shiut, rezultoi uellsiani Gereint Thomas, që e përshkoi gjatësinë prej 14 kilometrash për 16 minuta e katërt sekonda. Pas 31-vjecarit, që mori fanellën e parë të verdhë, u renditën Kung dhe Kiryenka. Paraqitje mjaft e mirë e Chris Froome, që krijoi një diferencë prej rreth 40 sekondash me rivalët më të fortë. Kampioni i dyfishtë i Turit të Francës la pas Nairo Quintanan, Tichie Porte, Fabio Aru dhe Alberto Contador.

Etapa e radhës e gjatë 203.5 km do të nisë nga Dusseldorfi dhe do të përfundojë në Liegge të Belgjikës dhe është e favorshme për ciklistët e shpejtë që i përshtaten terrenit fushor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat