Nesër fillon Tour de France- tri javë emocione e sakrificë - Bota Sot
Nesër fillon Tour de France- tri javë emocione e sakrificë

Çiklizëm

E enjte, 24 maj 2018

Nesër fillon Tour de France- tri javë emocione e sakrificë

Nga: Fazli Berisha Më: 30 qershor 2017 Në ora: 16:57
Pamje nga një garë

Gara më e madhe dhe më me nam e çiklizmit botëror Tor de France, përkatësisht edicioni i 104-të është dashur të nisë nga Londra, por krye bashkiaku i saj nuk ka dhënë leje me pretekstin se ka shumë shpenzime (afro 30 milionë dollarë), ndaj edicioni i 104-të i Tour de France dhe do të nis në Dusseldorfi i Gjermanisë më 1 korrik dhe përfundon si zakonisht në  Champs Elysées në Paris më 23 korrik. Gara Tour de France 2016 ka gjithsej 21 etapa, prej tyre: 7 etapa të sheshta, 6 kodrinore, 6 malore (prej të cilave 4 kanë për cak majën), dhe dy etapa individuale me kronometër (ITT).

Edhe këtë vit do të ketë 16 qytete të reja nga ku do të kalojë Touri si: Utah Beach Sainte-Marie-du-Mont, Saint-Lô, Arpajon-sur-Cère, L'Isle-Jourdain, Lac de Payolle, Vielha Val d'Aran, Escaldes-Engordany, Bourg-Saint-Andéol, La Caverne du Pont -d'Arc, Villars-les-Dombes Parc des Oiseaux, Culoz, Moirans-en-Montagne, Berne, Finhaut-Emosson, Megève dhe Chantilly.

Rikujtues për adhuruesit

Çka paraqet fanella e verdhë? Fanella e verdhë shënon garuesin në renditjen e përgjithshme, e cila u shërben shikuesve që gjatë garës të njohin çiklistin që kryeson garën dhe favoritin për ta fituar garën. Thuhet se zgjedhja ngjyrës nuk kaq enë e diktuar nga askush as nga sponsorët(sikur në Girod'Italia). Legjenda thotë se fanella me ngjyrë të verdhë ishte e vetmja ngjyrë e stofit që u gjend në ato momente në treg (dyqan.)

 

Po fanella e gjelbër?

Përveç fanellës së verdhë garuesit në Tour de France luftojnë edhe për fanellën e gjelbër, të cilën e bartë sprinteri më i mirë.

Fanellën e bardhë me pika të kuqe e bartë çiklisti që më me sukses i kalon shtigjet malore(çiklisti kodrinor)

Ndërsa, fanellën krejt të bardhë e bartë çiklisti më i mirë i ri në Tour de France. Numrin dhe ngjyrën në çdo garë të çiklizmit e përcakton organizatori, ndaj këto dallohen nga gara në garë. Por këto janë shenjat dalluese të Tour de France.

Ky është viti i tretë me radhë kur fanella krejt e kuqe me numrin 1 i jepet çiklistit më agresiv gjatë garës në një etapë.

Kush janë favoritët për këtë edicion?

Çiklisti anglez Chris Froome vjen për të mbrojtur fanellën e verdhë të fituar dy vjet me radhë për të shënuar histori për tri vite, por do të ketë konkurrencë të ashpër, nga Richie Porte dhe Nairo Quintana. Riche Porte fitoi në Dauphine, në dy etapa. Kështu do të kemi një treshe jashtëzakonisht t ë fortë dhe pritet rivalitet madh. Francezë do ti varin shpresat tek çiklisti i tyre Roman Bardet dhe në këtë garë do të futet edhe sllovaku Peter Sagan.  Por, nuk mund të përjashtohet edhe ndonjë befasi e këtij edicioni. Në ditën e parë apo në shtegun e parë prej 13 kilometrave, çiklistët kanë garën me kronometër brenda qytetit të bukur gjerman me plotë arkitekturë të vjetër dhe me një ekonomi të mirë. Të shohim se kush do ta fitojë etapën e parë që Froome dhe Sagan janë favoritë kryesor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test