Publikohen fotografitë e çiklistëve të goditur nga vetura në Prishtinë

Çiklizëm

Publikohen fotografitë e çiklistëve të goditur nga vetura në Prishtinë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:39
Çiklisti i goditur

Federata e Çiklizmit të Kosovës, shprehë shqetësim për numrin e aksidenteve në trafik, të ndodhura në kohët e fundit, ku si cak kanë qenë edhe çiklistët tanë.

Së fundmi, pasditën e djeshme të 15 qershor, 2017 në ora 19:20, dy nga sportistët e klubit të çiklizmit “AS Prishtina”, – Përparim Ibrahimi dhe Lorik Shabani – janë aksidentuar në aksin rrugor Prishtinë –Llukar, afer pompës së benzinës “Qamerlija”.

Image

Prej këtij aksidenti çiklisti, Përparim Ibrahimi është lënduar më rëndë me 41 qepje (peje), dëmtim në qafë, në boshtin kurrizor dhe këmbë, ndërsa Loriku i lënduar kryesisht në fytyrë.

Ne si Federatë, kërkojmë nga organet kompetente që të merren me këtë rast dhe me raste të tjera që sportistët tanë të ndihen më të sigurt në trafik.

Gjithashtu, kërkojmë nga Mediat që rasteve e tilla t’ju ipet hapësirë për më shumë informim.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat