Pritet garë e fortë në Kampionatin e Kosovës

Çiklizëm

Pritet garë e fortë në Kampionatin e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 26 maj 2017 Në ora: 16:57
Çiklistët e Kosovës

Në fundjavë përkatësisht me 28 maj, do të zhvillohet Kampionati i Kosovës në çiklizëm. “Të dielën me 28 maj do të mbahet gara në çiklizëm me itinerar Prizren – Kufi (Morinë)-Brod me distancë 52 kilometra, shtegu malorë.

Do të marrin pjesë të gjitha ekipet e Kosovës në të gjitha kategoritë. Paraqitja e ekipeve fillon në orën 10.30, ndërsa starti bëhet në orën 11.00 (të sheshi Shatërvan)”, ka thënë Florim Shala, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat