Avni Nuha i pikëlluar për vdekjen tragjike të çiklistit

Çiklizëm

Avni Nuha i pikëlluar për vdekjen tragjike të çiklistit

Nga: Kemajl Goca Më: 23 prill 2017 Në ora: 12:39
Michele Scarponi

 Çiklisti italian Michele Scarponi ndërroi jetë pas një aksidentit të rëndë. Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, është i pikëlluar për vdekjen e çiklistit italian në moshën 37-vjeçare, duke shkruar:

“Një lajm shumë tragjik për çiklizmin Italian por edhe atë Botëror. Në një fatkeqësi komunikacioni vdiq çiklisti i kombëtares italiane dhe anëtari i klubit të mirënjohur ‘Astana’. Michele Scarponi fitues i shume evenimenteve botërore dhe njëri ndër çiklistët më të mirë italian. Ngushëllime familjes Scarponi dhe Federatës Italiane të Çiklizmit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat