Nuha në menaxhmetin e Federatës Ballkanike të Çiklizmit

Çiklizëm

Nuha në menaxhmetin e Federatës Ballkanike të Çiklizmit

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 13:38
Avni Nuha

Kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, mori pjesë në Kongresin e Federatës Ballkanike të Çiklizmit që u mbajt në Stamboll dhe është zgjedhur në menaxhmentin e këtij asociacionit, të cilën e konsideron një fitore të madhe edhe për shtetin e Kosovës. “Jam zgjedhur në menaxhmentin e Federatës Ballkanike të Çiklizmit. Mendoj se është bërë një punë e madhe me këtë pozitë tani që ka Kosova në çiklizëm.  Mendoj se do të jetë edhe shtyllë kryesore për avancimin dhe masivizimin e këtij sporti në vendin tonë. Kosova në mënyrën më diplomatike tash e përfaqëson sportin në arenën botërore jo vetëm në rajon”, thotë Nuha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat