Gjakovari në inat kryetarit me sëpatë shkatërron biçikletën

Çiklizëm

Gjakovari në inat kryetarit me sëpatë shkatërron biçikletën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 nëntor 2016 Në ora: 12:22
Alban Delija gjatë një gare

Kur del prej kontrollit, vështirë është të përmbahesh. fatkeqësisht në momentin e nervozes i ka qëlluar afër sëpata dhe e ka shkatërruar biçikletën profesionale çiklisti më i mirë në Kosovë, Alban Delija. Ndryshe është anëtar i KÇ Gjakova 137 dhe anëtar i kombëtares së Kosovës.  Ai për gazetën kombëtare “Bota sot” deklaroi se i ka thënë lamtumirë çiklizmit, për shkak të zhgënjimit. Pse e shkatërruar biçikletën më sëpatë? “Pas zhgënjimit nga kryesia, duke u nisur nga kryetari e sekretari, pastaj trajneri, anëtarët e klubit Gjakova, ku  u vendos në ditën e fundit të kthehet një përgjigje që federata s’ka mundësi të siguroj një biçikletë adekuate për kronometër individual, ku duhet ceket në nivel botëror. Përgjigja e tyre ishte nuk kemi fonde, ku federata këtë këtë vit ka pas hiq me pak se 72.000 euro buxhet”, përgjigjet Delija.  Sa e kishte vlerën biçikleta? “2000 mijë euro”, thotë Delija. Jo vetëm Delija, por edhe shumë sportistë në Kosovë janë të zhgënjyer, mirëpo ky është rasti i parë që një çiklist nuk përmbahet por e shkatërron biçikletën, duke iu bërë me dije të gjithëve se kështu nuk shkon më.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat