Christopher Froome sërish “mbret” në Paris

Çiklizëm

Christopher Froome sërish “mbret” në Paris

Fazli Berisha Nga Fazli Berisha Më 24 korrik 2016 Në ora: 21:55
Chris Froome

Çiklisti anglez Christopher Froome ka fituar edicionin e 103-të të Tour de France pas arriti kohë të përgjithshme prej 89h 06' 01''. Ndërsa çiklisti gjerman Andre Greipel ka triumfuar në etapën e 21-të të fundit, pasi shtegun Chantilly - Paris Champs-Élysées të gjatë 113 kilometra e përshkoi për 02h43'09''. Shpejtësia mesatare në këtë etapë ishte 41.56 km/h.

Atmosferë e bukur me nisje në veri të Parsiti, ndërsa 45 kilometra vetëm brenda Parisit me 7 rrathë, i ndjekur nga një publik entuziast, askund bomba, të gjitha kontrollet e dopingut negative, miliona sportdashës, atmosferë festive në Champs Elysees, përmbyllin garën 21 ditore, 21 etapa në 3535 kilometra, 175 çiklistë asnjëherë më shumë se sa këtë vit. Bie perdja e edicionit të 103-të të garës më me nam në botën e çiklizmit Tour deFrance, ku mbi 12 milionë shikues ndoqën rrugëtimin me emocione, ankth e sfida të rrezikshme për çiklistët, te cilët na dhuruan në Turin e Francës.

Nuk ishte vetëm çiklizëm, por turi pasqyroi bukuritë natyrore, vlerat ekonomike, kulturore, historike, sportive dhe gjithë trashëgiminë kulturore që ka Franca dhe vendet kah kalon Turi. Çiklisti anglez Christopher Froome 31 vjeçar, për herë të dytë me radhë është mbret në Paris, duke fituar edicionin e 103-të të Tour de France, pas vitit të kaluar dhe në vitin 2013. Pra është fitues i trefishtë. Në këtë ecicion Cris Froome fitoi etapën e 8-të dhe veshi fanellën e verdhë, për të marrë kryesimin deri në ditën e sotme, plotë 14-të ditë, kur edhe mori kurorën e më të mirit. Froome arriti këtë triumf pasi arriti kohë të përgjitshme prej 89h 06' 01''.

Në vendin e dytë u plasua francezi Romain Bardet dhe në pozitën e tretë kolumbiani Nairo Quintana. Chris Froome ka thënë në këtë fjalim për publikun: "Biri im Kellan: kjo fitore është për ju. Mendimet e mia shkojnë përsëri për ata që humbën jetën në tragjedinë në Nisë. Vlerat e sportit janë shumë të rëndësishme për një shoqëri të lirë. Ne të gjithë e duam Tour de France.

Ne e duam Tourin, sepse kjo është e paparashikueshme. Por ne duam më shumë për atë që qëndron e njëjtë: pasioni i tifozëve nga të gjitha kombet përgjatë anëve të rrugës, bukuria e fshatit francez dhe lidhjet e miqësisë të krijuara nëpërmjet një sport të vërtetë”.Eatpën e fundit të 21-tën siç thuhet në zemër të Parisit e fitoi në një rivalitet të madh çiklisti gjerman Andre Greipel pasi shtregun Chantilly - Paris Champs-Élysées të gjatë 113 kilomtera e përshkoi për 02h 43' 08'',duke lënë në vendin e dytë sllovakun Peter Sagan dhe norvegjezin Alexaner Kristoff në pozitën e tretë. Pas fitores Greipel është shprehur:” Jam super krenasr. Tri javë kam pritur për këtë fitore. Ekipi besoi në mua dhe ja fituam”.

Kush janë fituesit e fanellave?

  1. Kampioni tashmë i dyfishtë çiklisti anglez Christopher Froome ka fituar fanellën mverdhë me kohë të përgjithshme prej 89h 06' 01''.
  2. Fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 470 pikë e fitoi sllovaku Peter Sagan.
  3. Çiklisti polak Rafael Majka e fitoi fanellën e bardhë me topa të kuq si maloristi më i mirë me 209 pikë.
  4. Fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e fitoië çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 89h09'30''.
  5. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak fitoi çiklisti sllovak Peter Sagan.
     

Renditja pas etapës së 21-të

  1.  André GREIPEL(GER) LOTTO SOUDAL 02h 43' 08''
  2. Peter SAGAN (SVK)TINKOFF 02h 43' 08''
  3. Alexander KRISTOFF (NOR) TEAM KATUSHA 02h 43' 08''
  4. Edvald  BOASSON (NOR) DIMENSION DATA 02h 43' 08''
  5. Michael MATTHEWS  (AUS)ORICA-BIKEEXCHANGE 02h 43' 08''
  6. Jasper STUYVEN (BEL)TREK - SEGAFREDO 02h 43' 08''
  7. Ramunas NAVARDAUSKAS (LTU)CANNONDALE DRAPAC 02h 43' 08''
  8. Christophe LAPORTE (FRA)SOLUTIONS CREDITS 02h 43' 08''
  9. Sam  BENNETT (IRL)BORA-ARGON 18 02h 43' 08''
  10. Reinardt RENSBURG (RSA)TEAM DIMENSION DATA 02h 43' 08''
     

Renditja e përgjithshme

  1. Christopher  FROOME (GBR)TEAM SKY 89h 06' 01''
  2. Romain BARDET (FRA)AG2R LA MONDIALE 89h 08' 53''
  3. Nairo QUINTANA (COL)MOVISTAR TEAM 89h 09' 09''
  4. Adam YATES (GBR)ORICA-BIKEEXCHANGE 89h 09' 30''
  5. Richie PORTE (AUS) BMC Racing 89h 10' 05''
  6. Alejandro VALVERDE  (ESP)MOVISTAR TEAM 89h 11' 04''
  7. Louis ME NTJES (RSA)LA MPRE – MERIDA 89h 11' 46''
  8. Daniel MARTIN (IRL)ETIXX-QUICK STEP 89h 11' 52''
  9. Roman KREUZIGER (CZE)TINKOFF 89h 11' 59''
  10. Joaquin RODRIGUEZ (ESP)TEAM KATUSHA 89h 12' 17''

Renditja ekipore

  1. MOVISTAR TEAM(ESP) 267h 20' 45''
  2. TEAM SKY(GBR) 267h 28' 59''
  3. BMC RACING TEAM(USA) 268h 08' 56''
  4. AG2R MONDIALE 268h 17' 35''
  5. ASTANA PRO TEAM(KAZ) 268h 37' 43''
     
Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat