Ion Izaguierre fiton etapën, Froome shumë afër titulit të dytë

Çiklizëm

Ion Izaguierre fiton etapën, Froome shumë afër titulit të dytë

Nga: Fazli Berisha Më: 23 korrik 2016 Në ora: 21:35
Ion Izaguierre

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 20-të

Kur shumëkush priti që këtë etapë do ta fitojë Vincenzo Nibali fituesi e Turit më 2014, ishte çiklisti spanjoll Ion Izaguierre, që ngadhënjeu në shtegun Megève - Morzine-Avoriaz të gjatë 146.5 kilometra, të cilin e përshkoi për 04h06’40”, duke lënë në vendin e dytë kolumbianin Pantano dhe në pozitën e tretë italianin Vincezo Nibali. Pas fitores Izaguierre u shpreh:” Jam shumë i lumutur për këtë fitore. Aq më shumë kur fitova përballë emrave shumë me fam, si Nibali, Quintana e liderit Cris Froome, i cili tregoi se është shumë i fortë.

Kampioni aktual dhe kryesuesi aktual çiklisti anglez Christopher Froome është shumë afër titullit të dytë me radhë pasi i sigurt prinë me kohë të përgjithshme prej 86h 21' 40''

, madje me një epërsi ndaj ndjekësve të tij për 4’05”, dhe ka shumë gjasa për të fituar turin edhe këtë vit. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 440 pikë e bartë sllovaku Peter Sagan dhe duket se e ka të sigurt deri në fund. Çiklisti polak Rafael Majka tash mbanë fanellën e bardhë me topa të kuq me 209 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 86h26'22''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti kolumbian Jarlinson Pantano.

Të dielën mbzllet edicioni i 103 i Tour de France ku çiklistët luftojnë për etapën e fundit të 21-të, që mbyllet në Paris . Etapa zhvillohet në shtegun Chantilly - Paris Champs-Élysées të gjatë 113 kilometra. Çiklistët nisën në shtegun e sheshtë që i ngjanë një shëtitje me biçikletë nga qyteti Chantilly me 11200 banorë që mori emrin nga një kuzhinierë dhe gatunte një emëlsirë Chante. Ka një ekonomi që mbshtet në rritjen e kuajve dhe kalërimit të tyre dhe me një turizëm të madh. Ka shumë kështjella të lashta dhe në sport njihet për klube futbolli, ragbi, futboll amerikan dhe hipodrom. Turi kalon për herë të parë në këtë qytet. Tash e disa vite në mënyrë tradicionale Turi mbyllet në Paris Elyses, aty ku do të vezullojnë ngjyrat e e turi ngjyra fituese e verdhë, madje edhe kulla e Aljfelit do të ngjyroset

në të verdhë. Këtu ku është e tërë klutura franceze, Notre dam de Pari, muzeu i Luvrit, qendra Pompidu e ku më shumë se 30 milionë vizitorë në vit shijojnë gjithë këto bukuri. Qyteti i futbollit Paris Saint Germain, hendboll, ragbi, maraton e gjysmëmaraton, Roland Garos në tenis e shumë e shumë të tjera.

Renditja pas etapës së 20-të

1. Ion IZAGUIRRE (ESP)MOVISTAR TEAM 04h 06' 45''

2. Jarlinson PANTANO (COL)IAM CYCLING 04h 07' 04''

3.  Vincenzo NIBALI(ITA)ASTANA PRO TEAM 04h 07' 27''

4.  Julian ALAPHILIPPE(FRA)ETIXX-QUICK 04h 07' 34''

5.  Alberto Rui COSTA (POR)LAMPRE-MERIDA 04h 08' 28''

6. Roman KREUZIGER (CZE)TINKOFF 04h 08' 29''

7. Wilco  KELDERMAN (NED)LOTTO JUMBO 04h 07' 34''

8.  Joaquin RODRIGUEZ(ESP)TEAM KATUSHA 04h 10' 09''

9. Daniel MARTIN (IRL)ETIXX-QUICK STEP 04h 10' 57''

10.Romain BARDET (FRA)AG2R LA MONDIALE 04h 10' 57''

Renditja e përgjithshme

1. Christopher FROOME (GBR)TEAM SKY 86h 21' 40''

2. Romain BARDET (FRA)AG2R LA MONDIALE 86h 25' 45''
3.  Nairo QUINTANA (COL)MOVISTAR TEAM 86h 26' 01''
4. Adam YATES (GBR)ORICA-BIKEEXCHANGE 86h 26' 22''
5. Richie  PORTE (AUS) BMC Racing 86h 26' 57''
6. Alejandro VALVERDE  (ESP)MOVISTAR TEAM 86h 27' 56''
7. Joaquin RODRIGUEZ (ESP)TEAM KATUSHA 86h 28' 38''
8. Louis ME NTJES (RSA)LA MPRE – MERIDA 86h 28' 38''
9.  Daniel MARTIN (IRL)ETIXX-QUICK STEP 86h 28' 44''
10.Roman KREUZIGER  (CZE)TINKOFF 86h 28' 51''

Renditja ekipore

1.MOVISTAR TEAM(ESP) 259h 11' 21''

2. TEAM SKY(GBR) 259h 19' 35''

3. BMC RACING TEAM(USA) 259h 59' 32''

4. AG2R MONDIALE 260h 08' 11''

5. ASTANA PRO TEAM(KAZ) 260h 28' 19'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat