Botërori i heq Topin e Artë dyshes Messi-Cristiano? - Bota Sot
Botërori i heq Topin e Artë dyshes Messi-Cristiano?

Botërori 2018

E diel, 19 gusht 2018

Botërori i heq Topin e Artë dyshes Messi-Cristiano?

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 15:03
Ronaldo dhe Messi

Rezultati dhe paraqitja e skuadrave në Botëror ka ndryshuar edhe hierarkitë për trofeun e Topit të Artë për këtë vit.

Në 10 vitet e fundit këtë trofe e ka fituar 5 herë Ronaldo dhe 5 herë Messi. Por, nëse lojtari më i ri i Juventusit ka shanse për të qenë në garë për trofeun e gjashtë, duket se smund të thuhet e njëjta gjë për Messin, ndërkohë që janë shtuar në listë Griezmann, Mbappe dhe Modric.

Portugalia e Ronaldos vërtet u largua shpejt nga Botërori, por ai vetë shënoi 4 gola në Botëror dhe me Realin fitoi Champions-in e pestë. Veç kësaj, në aktivitetin më të madh futbollistik të kontinentit ai shënoi 15 gola në 13 ndeshje që luajti. Të gjitha këto janë shifra të një kandidature të fortë për trofeun e vitit.

Ndërkohë, Antoine Griezmann ka fituar Europa League me Altetico Madrid, përveç titullit kampion bote dhe titullit si lojtari më i mirë i finales së Botërorit. Ka shënuar 4 gola në këtë aktivitet dhe ka servirur shumë asist, që e bëjnë mes lojtarëve kyç të kombëtares së tij.

Por, kampionët e botës në këtë Botëror kanë nxjerrë në pah Kylian Mbappe, që përveç shkëlqimit në këtë kampionat, për shumë mendohet të jetë ylli i futbollit të së ardhmes. Ai u vlerësua edhe si i riu më i mirë i këtij Botërori, por në garën për Topin e Artë mund të penalizohet nga mungesa e ndonjë suksesi të madh me klubin e tij, që gjithsesi ka fituar thuajse të gjithë trofetë e kampionatit francez.

Por edhe nënkampionët nuk mbeten pas me kandidaturën e tyre, Luka Modric. Prej vitesh i konsideruar si ndër mesfushorët më të mirë, për të mos thënë më i miri, në garën për trofeun individual ka në favor të tij ashtu si Ronaldo trofeun e Champions League të fituar me Realin, që i shtohet edhe trofeu i lojtarit më të mirë të Botërorit, megjithatë trofeu prestigjoz i së famshmes “France Football” ka patur shpesh herë në fokus më tepër sulmuesit dhe kjo nuk është diçka që e ndihmon shumë kroatin.

Megjithatë, ky vit 2018 duket se do të sjellë fundin e dominimit të dyshes Messi-Ronaldo sa i përket torefeut të Topit të Artë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test