Parisi riemëron stacionet e metrosë për mirëpritjen e futbollistëve

Botërori 2018

Parisi riemëron stacionet e metrosë për mirëpritjen e futbollistëve

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 16:09
Franca fitoi Kupën e Botës në Futboll, 2018.

Metroja e Parisit u ndryshoi përkohësisht emrat gjashtë stacioneve, në nderim të fituesve të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Emri i trajnerit të kombëtares, Didier Deschamps, u vu në dy stacione.

Notre-Dame des Champs u bë Notre Didier Deschamps, ndërsa një ndër stacionet qendrore u bë Deschamps Elysées-Clémenceau.

Fituesit e Kupës së Botës do të shfaqen sot në një autobus të hapur në qendër të Parisit.

Franca e mundi Kroacinë me rezultat 4:2 në finalen e së dielës që u mbajt në Moskë.

Zagrebi po ashtu mirëpriti futbollistët kroatë, që arritën finalen për herë të parë në histori.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat