Anglezët nderojnë trajnerin, stacioni i metrosë merr emrin e tij - Bota Sot
Anglezët nderojnë trajnerin, stacioni i metrosë merr emrin e tij

Botërori 2018

E enjte, 20 shtator 2018

Anglezët nderojnë trajnerin, stacioni i metrosë merr emrin e tij

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:20
Anglezët nderojnë trajnerin

Arritja në gjysmëfinale është cilësuar si një sukses për kombëtaren e Anglisë.

Gareth Southgate po cilësohet si një hero në Angli, pasi përkundër pritshmërive të pakta për kombëtaren që të ketë sukses në Kampionatin Botëror, ai arriti të çonte Anglinë deri në gjysmëfinale.

Për ta nderuar trajnerin e tyre, një stacion i metrosë që quhej Southgate, ka ndërruar emrin dhe tani do të quhet Gareth Southgate.

“Jemi të lumtur që mund të tregojmë mirënjohjen tonë për Gareth dhe ekipin e tij, duke e riemëruar stacionin për ta nderuar atë”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të transportit në Londër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test