Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka thënë sot se Rusia mund të krenohet me organizimin e bërë për zhvillimin e njëmuajshëm të Kupës së Botës.
Këtë deklaratë, Putin e ka dhënë në stadiumin Luzhniki në Moskë, pas ndeshjes finale ku Franca e mundi Kroacinë me rezultat 4-1.
“Finalja ishte e mrekullueshme”, kanë cituar mediat ndërkombëtare Putinin.
Franca e ka ngritur trofeun e Kupës së Botës për të dytën herë me radhë, duke shkruar historinë në futboll.
Ndërsa, Kroacia ka thyer një rekord po ashtu, duke arritur në finale – sepse kjo ishte hera e parë që kombëtarja kroate arriti në finale të Botërorit.