Përshëndetja e Macron dhe Kitaroviq pas fitores së Francës

Botërori 2018

Përshëndetja e Macron dhe Kitaroviq pas fitores së Francës

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 19:08
Kolinda Grabar Kitaroviq dhe Emmanuel Macron

Kampionati Botëror 2018 ka përfunduar. Kampion botëror tashmë është kombëtarja e Francës, e cila arriti të mbyll ndeshjen me rezultat fantastik 4:2.

Franca arriti të mposhtë kombëtaren e Kroacisë në Botërorin e mbajtur në Rusi.

Në ndeshjen e sotme të pranishëm ishin edhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq si dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

E veçanta e gjithë kësaj ishte se si në fund të ndeshjes u përqafuan dhe uruan njëri-tjetrin për rezultatet e arritura deri më sot.

Franca mori titullin e botërorit pas 20 vjetësh me një lojë të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat