Franca kampion bote, triumfoi kundër Kroacisë në finalen drithëruese!

Botërori 2018

Franca kampion bote, triumfoi kundër Kroacisë në finalen drithëruese!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 korrik 2018 Në ora: 16:47
Franca është kampion i ri i botës

(E plotësuar) - Franca është kampion i ri i botës! Francezët shënuan fitore me rezultat 4:2 ndaj Kroacisë, në finalen e madhe që u luajt në stadiumin “Luzhniki” në Moskë. Franca triumfoi falë golave të Antoine Griezmannit, Paul Pogbas, Kylian Mbappes dhe autogolit të Mario Manxhukiçit.

Finale drithëruese që do të mbahet mend një periudhë të gjatë, për nga loja e shpejtë, e hapur, me raste shënimi dhe gjithsej gjashtë gola! Spektakël futbolli në Moskë, Franca dhe Kroacia dhanë maksimumin. Kroacia me gjithë humbjen, tregoi lojë të mirë, por nuk ia doli ndaj një France të jashtëzakonshme në krye me Kylian Mbappen e shkëlqyeshëm. Franca fitoi titullin, i dyti në histori, pasi që të parin e ka fituar në vitin 1998 kur e kishte mundur me 3:0 Brazilin. 

Kroatët luftuan me të gjitha forcat që ta fitojnë titullin e parë në histori të tyre, por nuk i shkoi ndoresh, megjithatë janë krenarë që u stolisen edhe me medaljen e argjendtë. Në minutën e 18-të, sulmuesi Antoine Griezmann nga gjuajtja e lirë harkoi për bukuri në 16-sh, ndërsa sulmuesi Mario Manxhukiç, duke tentuar ta evitoi rrezikun shënoi autogol, 1:0 për Francën. Tre minuta më vonë (21’) Vida godet me kokë por për fat të keq të tij shkoi lartë mbi portën e francezëve. Në minutën e 24-të, Manxhukiç nga një pozitë jo aq e volitshme goditi jashtë portës.  

Veprim shkollorë i Kroacisë në minutën e 28-të. Ivan Perishiç me një veprim mjeshtëror mashtroi një mbrojtës dhe nga rreth 15 metra dërgoi topin në këndin e majtë të portierit Lloris, 1:1. Në minutën e 34-të, Ivan Perishiç preku topin me dorë, kurse gjyqtari argjentinas Nestor Pitana shkoi te sistemi Var dhe aty e pa se ishte penallti, duke akorduar në favor të Francës. Griezmann gjuajti me saktësi nga penalltia, duke kaluar në epërsi (2:1) Francën pikërisht në minutën e 38-të.

Pas dy minutave (40’) Ivan Perishiç në pozitë të volitshme, por portieri Lloris reagoi me zgjuarsi dhe shpëtoi portën e tij. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 47-të, Griezmann nga rreth 20 metra dërgoi gjuajtje mjaft të fortë por Subashiç nuk befasohet. Menjëherë Kroacia në veprim, Ante Repiç me të parën nga rreth 13 metra goditi fuqishëm, por Lloris hero, me majë të gishtërinjve e dëboi në korne. Në minutën e 52-të, Kylian Mbappe me shpejtësi të madhe futet në 16-sh, rast i qind për qindtë por Subashiç fenomenal. Dy-tre persona në fushë,  por sigurimi i largoi. Në minutën e 59-të, reagim i dobët i mbrojtjes së Kroacisë, kurse Paul Pogba nuk fali, nga rreth 17 metra shënoi supergol, duke e lënë të shtangur portierin kroat, Subashiç dhe 3:1.

Pas gjashtë minutave (65’) Kylian Mbappe nga rreth 22-23 metra me goditje të fuqishme fërfëlloi topin në këndin e poshtëm të djathtë të Subashiçit, 4:1.  Portieri Lloris bëri gabim trashanik, duke ia marrë Manxhukiçi topin dhe e futi në rrjetë, 4:2 pikërisht në minutën e 69-të. Ivan Rakitiç i pafat në minutën e 78-të, goditja e tij jashtë portës së Llorisit. Franca shënoi fitore me rezultat 4:2 dhe fitoi titulli e kampionit të botës, ndërsa kroatët mbeten të kënaqur me vendin e dytë përkatësisht që fituan medaljen e argjendtë.

Image

Franca-Kroacia    4:2

Stadiumi “Luzhniki Arena” në Moskë.

Shikues: 78011.

Gjyqtar: Nestor Pitana (Argjentina).

Shënues: Manxhukiç (18’-autogol), Griezmann (39’-nga penalltia), Pogba (59’), Mbappe (65’) -Perishiç (28’), Manxhukiç (69’).

Kartonat e verdhë: Kante, Lucas- Vrsaljko.

 Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante (N’ Zonzi 55’), Mbappe, Griezmann, Matuidi (Tolisso 73’) dhe Giroud (Fekir 81’).

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç (Pjaca 92’), Rakitiç, Brozoviç, Rebiç (Kramariç 71’), Modriç, Perishiç dhe Manxhukiç.

Kampionët e botës

1930 Uruguai

1934 Italia

1938 Italia

1950 Uruguai

1954 Gjermania Perëndimore

1958 Brazili

1962 Brazili

1966 Anglia

1970 Brazili

1974 Gjermania Perëndimore

1978 Argjentina

1982 Italia

1986 Argjentina

1990 Gjermania Perëndimore

1994 Brazili

1998 Franca

2002 Brazili

2006 Italia

2010 Spanja

2014 Gjermania

2018 Franca

90+2 Fundi i ndeshjes.

87’ Po vije fundi i lojës, Kroacia në presion.

83’ Lojë me nerva sidomos për kroatët që kërkojnë mrekullinë, kurse Franca është më komode.

80' Pak shpresa për Kroacinë.

78’ Rakitiç i pafat, goditja e tij jashtë portës së Llorisit.

76’ Franca po dëshmon lojë të mirë, por Kroacia shumë më e rrezikshme, por pa efekt.

72’ Dramë në Moskë, shpresë për Kroacinë dhe Francë kurrë më afër titullit.

69’ Lloris bëri gabim trashanik, duke ia marrë Manxhukiç topin dhe e futi në rrjetë, 4:2.

Image

Franca-Kroacia    4:2

Stadiumi “Luzhniki Arena” në Moskë.

Shikues: 78011.

Gjyqtar: Nestor Pitana (Argjentina).

Shënues: Manxhukiç (18’-autogol), Griezmann (39’-nga penalltia), Pogba (59’), Mbappe (65') -Perishiç (28’), Manxhukiç (69’).

Kartonat e verdhë: Kante, Lucas.

 Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante (N’ Zonzi 55’), Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Manxhukiç.

65’ Kylian Mbappe  nga rreth 22-23 me goditje të fuqishme fërfëlloi topin në këndin e poshtëm të djathtë të Subashiçit, 4:1.

Image

Franca-Kroacia    4:1

Stadiumi “Luzhniki Arena” në Moskë.

Shikues: 78011.

Gjyqtar: Nestor Pitana (Argjentina).

Shënues: Manxhukiç (18’-autogol), Griezmann (39’-nga penalltia), Pogba (59’), Mbappe (65') -Perishiç (28’).

Kartonat e verdhë: Kante, Lucas.

 Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante (N’ Zonzi 55’), Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Manxhukiç.

62’ Franca afër titullit të kampionit, të dytin në histori, pasi që të parin e ka fituar në vitin 1998, kur në finale e kishte mposhtur me 3:0 Brazilin.

59’ Reagim i dobët i mbrojtjes së Kroacisë, kurse Paul Pogba nuk fali, nga rreth 17 metra shënoi supergol, duke e lënë të shtangur portierin kroat, Subashiç dhe 3:1.

Image

Franca-Kroacia    3:1

Stadiumi “Luzhniki Arena” në Moskë.

Shikues: 78011.

Gjyqtar: Nestor Pitana (Argjentina).

Shënues: Manxhukiç (18’-autogol), Griezmann (39’-nga penalltia), Pogba (59’) -Perishiç (28’).

Kartonat e verdhë: Kante, Lucas.

 Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante (N’ Zonzi 55’), Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Manxhukiç.

57’ Lojë më e mirë e Kroacisë, por nuk po ia del të barazon rezultatin.

55' Franca në epërsi, iniciativa e Kroacisë.

Franca-Kroacia    2:1

Stadiumi “Luzhniki Arena” në Moskë.

Shikues: 78011.

Gjyqtar: Nestor Pitana (Argjentina).

Shënues: Manxhukiç (18’-autogol), Griezmann (39’-nga penalltia) -Perishiç (28’).

Kartonat e verdhë: Kante, Lucas.

 Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante (N’ Zonzi 55’), Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Manxhukiç.

52’ Kylian Mbappe me shpejtësi të madhe futet në 16-sh, rast i qind për qindtë, por Subashiç fenomenal. Tre persona në fushë, skandal. Sigurimi i largon me forcë nga fusha.

50’ Kroacia sulmon me të gjitha forcat, Franca me fat të madh deri me tash sidomos në këto minutat e pjesës së dytë.

47’ Ante Repiç me të parën nga rreth 13 metra goditi fuqishëm, por Lloris hero, me majë të gishtërinjve e dëboi në korrne.  

47’ Griezmann nga rreth 20 metra dërgoi gjuajtje mjaft të fortë por Subashiç nuk befasohet.

46' kroacia kërkon barazimin.

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë. Franca pati posedimin 39 për qind, Kroacia 61 për qind.

45’ Fundi i pjesës së parë, një finale dramatike,  tri gola për 45 minuta dhe Franca avancon me 2:1.

43’ A do ta ketë përmbysje të rezultatit në një finale të zjarrtë.

42’ Franca në epërsi në një finale të çmendur që po zhvillohet në Moskë.

40’ Ivan Perishiç në pozitë të volitshme, por nuk shënoi, pasi që Lloris reagoi me zgjuarsi.

38’ Antoine Griezmann gjuajti me saktësi nga penalltia, duke kaluar në epërsi me 2:1 Francën.

Image

Franca-Kroacia    2:1

Stadiumi “Luzhniki Arena” në Moskë.

Shikues: 78011.

Gjyqtar: Nestor Pitana (Argjentina).

Shënues: Manxhukiç (18’-autogol), Griezmann (38’-nga penalltia) -Perishiç (28’).

Kartonat e verdhë: Kante.

 Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Manxhukiç.

36' Penallti për shkak se Perishiç luajti me dorë.

34’ Franca kërkon penallti sepse Ivan Perishiç preku topin me dorë.

31’ Lojë e madhe, një Kroaci energjike, një Francë e rrezikshme sidomos nga ndërprerjet.

Image

Franca-Kroacia    1:1

Stadiumi “Luzhniki Arena” në Moskë.

Shikues: 78011.

Gjyqtar: Nestor Pitana (Argjentina).

Shënues: Manxhukiç (18’-autogol)-Perishiç (28’).

Kartonat e verdhë: Kante.

 Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Manxhukiç.

28’ Veprim shkollorë i Kroacisë. Ivan Perishiç me një veprim mjeshtëror mashtroi një mbrojtës dhe nga rreth 15 metra dërgoi topin në këndin e majtë të portierit Lloris, 1:1.  
27 Kroacia në presion të rezultatit, kurse Francës i konvenon ky rezultat dhe mëton ta shtojnë. Kartoni i parë i verdhë, Kante i Francës.

24’ Manxhukiç nga një pozitë jo aq e volitshme goditi jashtë portës.21’ Vida godet me kokë por për fat të keq të tij shkoi lartë mbi portën e francezëve.  

21’ Deri me tash Kroacia dominoi, por nuk mjafton kjo kur pëson nga një ndërprerje.

Image

Franca-Kroacia    1:0

18’ Sulmuesi Antoine Griezmann nga gjuajtja e lirë harkoi për bukuri në 16-sh dhe sulmuesi Mario Manxhukiç, duke tentuar ta evitoi rrezikun shënoi autogol, duke e lënë të hutuar portierin Subashiç.  

17’ Franca zgjohet paksa nga gjumi, duket më e rrezikshme në drejtim të portës së Kroacisë.

15’ Kroacia po tregon lojë maestro, po e mban në presion Francën që luan e përgjumur deri në këto momente.

12’ Mbrojtja e Kroacisë në nivel të lartë dhe deri me tash ka mbuluar gjithçka në fushë.

10’ Kroacia shumë më e mirë, më e rrezikshme se sa Franca e cila nuk po dëshmon diçka konkrete.

8’ Ende pa gola, një Kroaci e përsosur dhe një Francë jo siç pritej në këto minutat e para.

6’ Kroacia ka iniciativën dhe luan me shumë energji, duke synuar sa më parë golin e epërsisë.

5’ Kroacia është më energjike, më e frikshme, shton presionin ndaj Francës së fuqishme.

4’ Pavard gaboi, por Perishiç nuk u tregua i shkathët që të rrezikoi.

3’ Kroacia ka dasmë futbollit, për herë të parë në finalen e madhe, synojnë historinë.

2’ Lojë me taktizime, njëra – tjetrën e shikojnë me kujdes. Umtiti gati sa bëri gabim trashanik.

Filloi ndeshja, finalja e madhe në Moskë. Fuqitë e futbollit kundër njëra – tjetrës.

Live: Finalja e çmendur, Francë - Kroaci 0:0

Kush më i fortë?  Gjithçka do të shihet pas 90 minuta apo 120 minutave. Sulmi i Francës apo mesfusha kroate?

Atmosferë e zjarrtë në stadiumin “Luzhniki” në Moskë. Drithërima mes tifozëve!

Intonohen himnet.

Futbollistët dalin në fushë.

Image

Gjithçka është gati për finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë, e cila luhet në stadiumin “Luzhniki” në Moskë. Franca apo Kroacia, cila do të jetë më e fortë? Franca një herë ka fituar titullin e kampionit të botës në vitin 1998, kurse Kroacia asnjëherë deri me tash dhe sot synon historinë. Finalja luhet në orën 17.00.

Franca-Kroacia

Stadiumi “Luzhniki Arena” në Moskë.

Nestor Pitana (Argjentina).

Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Matuidi dhe Giroud.

Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Manxhukiç.

Kampionët e botës

1930 Uruguai

1934 Italia

1938 Italia

1950 Uruguai

1954 Gjermania Perëndimore

1958 Brazili

1962 Brazili

1966 Anglia

1970 Brazili

1974 Gjermania Perëndimore

1978 Argjentina

1982 Italia

1986 Argjentina

1990 Gjermania Perëndimore

1994 Brazili

1998 Franca

2002 Brazili

2006 Italia

2010 Spanja

2014 Gjermania

2018?

Image

 

Francë-Kroaci, bota kurorëzon kampionin

Ëndrra e vetme e çdo fëmije që apasionohet pas futbollit, është Kupa e veshur me flori. Pjesa më e madhe nuk arrijnë as t’i afrohen, madje fati nuk ua mundëson as ta shohin sikur edhe në një muze, megjithatë ka disa prej tyre që besojnë deri në fund te ëndrrat e tyre dhe mbërrijnë një ndeshje larg realizimit të tyre.

Finalja Francë-Kroaci është supersfida e vitit për shumë persona të dashuruar pas këtij sporti, por është ndeshja e jetës për 46 lojtarët e të dyja skuadrave(45 në fakt se Kroacia ka përjashtuar Nikola Kalinic) dhe stafet teknike. Asgjë nuk mund të krahasohet me atë kupë dhe me titullin kampion bote, që sado vite të kalojnë do të mbetet i skalitur në shpirt dhe në kujtesën e të gjithëve, madje edhe pas shumë dekadash,9 t’i do të quhesh kampion bote…

Francezët ndoshta e kishin përgatitur veten që më 15 korrik do të ishin në “Luzhniki Stadium” për sfidën epokale, megjithatë shumë gjëra mund të shkonin keq ashtu si shkuan për Gjermaninë, Spanjën, Brazilin, Argjentinën e Portugalinë, pra arritja deri këtu është një sukses madhështor i “gjelave”, megjithatë kryevepra ka nevojë edhe për prekjen e fundit e më pas mund të ekspozohet me krenari në “Luvrin” e zemrave franceze.

Ata që ndoshta as në ëndërr nuk e kishin parë një finale të tillë janë kroatët. Një komb që ka vuajtur shumë për çështje politike dhe pavarisinë e ka fituar me gjak, sot për 1 milion arsye sportive dhe jo vetëm askush nuk mund të thotë që Kroacia nuk e meriton të luajë për përjetësinë. Një përballje që do të ofrojë gjithçka, Pogba kundër Luca Modriç, 2 ndër mesfushorët më të talentuar që Europa ka prodhuar dekadën e fundit, Griezzmann e Mbappe në një krah, Perisic e Mandzukic në anë tjetër, të gjithë gati për t’u ngjitur në majë.

Didier Deschamp e Zlatko Daliç, një karrierë krejtësisht e ndryshme. I pari kampion bote si lojtar e me tej  trajner i disa skuadrave me emër, i dyti me shumë vuajtje i ka ngjitur shkallët nga Dinamo në Shqipëri tek ekipi i dytë i Al-Hilalit në Arabi e së fundmi tek Al Ain në Dubai përpara se një ditë ti vinte telefonata e jetës për të marrë drejtimin e kombëtares. Kjo supersfidë do të mbetet në librat e historisë, Franca multi-etnike me “superheronjtë” e rinj synon një tjetër titull kampion bote për të festuar në “Champs Elysse” trofeun e mbuluar me flori. Kroatët e kanë fituar përjetësinë në atdhe thjesht me atë çfarë kanë bërë deri më tani, megjithatë kur je kaq pranë madhështisë që do i rezistoi epokave nuk mund të mjaftohesh vetëm me një vend nderi….

Formacionet e mundshme:
Franca (4-2-3-1): Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Pogba, Kanté; Mbappé, Griezmann, Matuidi; Giroud.
Kroacia (4-2-3-1): Subasic; Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic; Rakitic, Brozovic; Rebic, Modric, Perisic; Mandzukic.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat