Rakitic: Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit

Botërori 2018

Rakitic: Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 08:38
Rakitic dhe Modric

Ivan Rakitic i Barcelonës ndjen se bashkëlojtari i tij te Kroacia dhe rivali i Real Madridit, Luka Modric, meriton të fitojë çmimin e Topit të Artë  për lojtarin më të mirë të Kupës së Botës.

Modric ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë arritjes së parë të Kroacisë në finalen e Kupës së Botës, ku do të përballen me Francën të dielën.

Kështu, Rakitic do të vendosë besnikërinë e klubit në njërën anë pasi ka thënë se Modric meriton të zgjidhet lojtari më i mirë i Botërorit në Rusi.

“Duhet të jetë një kroat dhe kapiteni ynë Modric e meriton”, ka thënë fillimisht Rakitic në një konferencë për shtyp.

“Unë jam i sigurt se FIFA do ta zgjedhin atë, ndërsa kroatët e tjerë do të jenë në 11-shen më të mirë”.

“Megjithatë, ne nuk duam atë”.

“Ne duam vetëm të fitojmë Kampionatin Botëror”, përfundoi mesfushori kroat.

Ndryshe, Modric para disa ditësh ka deklaruar se do t’i jepte gjithë trofetë e Ligës së Kampionëve për të fituar Kupën e Botës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat