Humbja kundër Belgjikës, Kane: Kemi nevojë për tu përmirësuar

Botërori 2018

Humbja kundër Belgjikës, Kane: Kemi nevojë për tu përmirësuar

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 19:02
Harry Kane

Anglia ka ende për të dhënë pavarësisht paraqitjes zhgënjyese në Kupën e Botës. Në këtë përfundim ka dal kapiteni i "Tre Luanëve" Harry Kane që për "ITV Sport" ka theksuar se ka ende punë për tu përmirësuar. 

"Kjo lojë tregoi se ka ende vend për përmirësim. Ne nuk jemi artikulli i përfunduar, ne jemi ende duke u përmirësuar dhe vetëm do të përmirësohemi. Ne nuk duam të presim edhe 20 vjet për të ardhur në gjysmëfinale dhe ndeshje të mëdha. Ne duhet të përmirësojmë, ne duhet të bëhemi më të mirë, por kjo do të vijë me kalimin e kohës. Ne kemi bërë hapa të mëdhenj, tani po mendojmë për tu përgatitur për sezonin e ardhshëm".-deklaroi Kane.

Ndeshja e radhës e Anglisë është më 8 shtator në Ligën e Kombeve kundër Spanjës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat