Modriq: Do i jepja të gjithë trofetë me Realin për Botërorin me Kroacinë

Botërori 2018

Modriq: Do i jepja të gjithë trofetë me Realin për Botërorin me Kroacinë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 13:49
Luka Modriq

Kapiteni i kombëtares kroate është shumë i motivuar në prag të finales së Kampionatit Botëror.

Kroacia ka qenë mrekullia e këtij Botërori, duke arritur të kualifikohej në finalen e madhe, ku të dielën do të ndeshet me Francën.

Lideri i kombëtares kroate, Luka Modriq tregon se çfarë rëndësie ka pjesëmarrja në finale për të dhe gjithë Kroacinë, sa që ai do të ishte në gjendje të jepte të gjitha Ligat e Kampionëve të fituara me Real Madridin, vetëm që të arrijë të shpallet kampion i botës.

“Do t'i jepja katër titujt e Ligës së Kampionëve për këtë trofe”, tha Modriq.

“Pavarësisht se çfarë ndodhë në finale, ky është suksesi më i madh në historinë e sportit kroat, por ne të gjithë duam të bëhemi kampionë. Kemi karakterin dhe gjithçka tjetër për t’ia dalë në fund” ka theksuar ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat