Kroatët duan hakmarrjen e gjysmëfinales së “Francë ’98” - Bota Sot
Kroatët duan hakmarrjen e gjysmëfinales së “Francë ’98”

Botërori 2018

E premte, 21 shtator 2018

Kroatët duan hakmarrjen e gjysmëfinales së “Francë ’98”

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:07
Kroacia 1998

Kush do ta kishte menduar… Ndoshta Franca edhe mund të pritej në finale, por edhe në këtë aspekt pakkush besonin, duke qenë se pretendentet e vërteta ishin Brazili, Gjermania, Argjentina e ndoshta edhe Portugalia. Por finalja e Botërorit “Rusi 2018” do të jetë mbi të gjitha finalja e Kroacisë dhe e kombit të saj, një grup i talentuar, kokulur që arrin të shndërrojë në realitet një ëndërr të mbetur në gjysmë të rrugës në vitin 1998.

Pikërisht kështu, sepse fati donte që ajo Francë, e cila organizonte Botërorin në shtëpinë e saj 20 vite më parë, ta eliminonte në gjysmëfinale Kroacinë e madhe të Davor Shukerit me përmbysje. Presidenti aktual i federatës kroate kalonte në avantazh të tijtë, në Paris, duke përfituar nga një Lilian Turam që e mbante në pozicion jashtë loje, por mbrojtësi francez shlyen gabimin e tij në mënyrën më “mizore” për ballkanasit, duke realizuar jo një, por një dopietë dhe dërgonte kombëtaren dhe kombin e tij në finale. Nga ajo natë dhe në pritje të 15 korrikut, në Moskë, kanë kaluar dy dekada, por kjo Kroaci, që nuk njeh as lodhje dhe nuk ka frikë nga askush, mund të marrë hakmarrjen e saj të ëmbël dhe duke sjellë në shtëpi atë Kupë Bote, e cila do të ishte një shpërblim madhështor jo vetëm për kampionët që kjo tokë rrit, por edhe për të gjithë futbollin e Ballkanit.

Gjithsesi, në pritje për të kuptuar sesi do të përfundojë finalja ruse, Franca dhe Kroacia janë përballur edhe në katër raste të tjerë: ato kanë qenë pjesë e grupit B në Euro 2004, takim që u mbyll në barazim 2-2, ndërsa numërojnë edhe tri miqësore, ku francezët kanë fituar dy, ndërsa takimi i vitit 2011 ka përfunduar pa gola.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test