Kjo deklaratë çmend serbët: “oluju svih oluju”!

Botërori 2018

Kjo deklaratë çmend serbët: “oluju svih oluju”!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:24
Kjo deklaratë çmend serbët: “oluju svih oluju”!

Një farë portali serb “Informer” shkruan se kroatët provokojnë madje i ka quajtur edhe se Ustashët që kanë nevojë për shërim! 

Të mërkurën në mbrëmje, një gazetar i Radio Televizionit Kroat nga Zara njoftoi finalen e Kampionatit Botëror mes Kroacisë dhe Francës, apo siç ka thënë si një "stuhi e të gjitha stuhive"! Me një fjalë serbëve iu kujtohet operacioni “oluja” në kohën e luftës dhe kjo deklaratë e tij i ka çmendur. “Megjithatë, fqinjët tanë kanë treguar edhe një herë se po vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme! Gjatë transmetimit nga Zara, gazetari i HRT njoftoi ndeshjen kundër Francës si një "stuhi të të gjitha stuhive", duke aluduar në veprimin kriminal në të cilin më shumë se 250,000 serbë nga Kroacia u dëbuan dhe u vranë”, kështu shkruan me një cinizëm një farë portali serb.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat