Kujtim Shala: Tash e marrin finalen heronjtë kroatë - Bota Sot
Kujtim Shala: Tash e marrin finalen heronjtë kroatë

Botërori 2018

E shtunë, 21 korrik 2018

Kujtim Shala: Tash e marrin finalen heronjtë kroatë

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2018 Në ora: 22:59
Kujtim Shala: Tash e marrin finalen heronjtë kroatë

Ish futbollisti i mirënjohur Kujtim Shala nuk përmbahet nga emocionet e gëzimit, që kombëtarja e Kroacisë është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror, pasi që pas 120 minutave e mundi me rezultat 2:1 Anglinë.

Shala është sikurse në qiellin e shtatë sepse një periudhë të karrierës së tij e kishte kaluar edhe në Dinamo të Zagrebit dhe një ndeshje ka luajtur edhe për kombëtaren e Kroacisë, tha eskluzivisht për gazetën kombëtare "Bota sot", se kroatët do ta marrin edhe finalen kundër Francës.

"Prej ditës së parë  kam thënë se Kroacia është në finale dhe është në finale. Tash e marrim finalen. Urime Kroaci dhe e merituat finalen! Ju jeni heronjtë kroatë", tha Shala. Kroaci - Angli në kohën e rregull përfundoi 1:1, kurse pas vazhdimeve kroatët fituan me 2:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test