(E plotësuar) - Kroacia futet në historinë e futbollit botëror. Kroatët janë në finalen e madhe të Kampionatit Botëror, për herë të parë në historinë e tyre. Kombëtarja e Kroacisë pas 120 minutave e mundi me rezultat 2:1 Anglinë, në ndeshjen e gjysmëfinales. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:1, por vazhdimet dy herë nga 15 minuta ishin të kobshme për "Tre Luanët".
Kroacia falë golave të Ivan Perishiçit dhe Mario Mandzukicit janë në finalen e madhe, të cilët të dielën e fundjavës do të takohen me Francën. Në minutën e 5-të, Anglia kaloi në epërsi. Kieran Trippier nga pozita qendrore përkatësisht nga gjuajtja e lirë rreth 22 metra, me një goditje mjeshtërore shënoi eurogol në pjesën e epërme të portierit Subashiç.
Kroatët patën një gjysmë mundësi në minutën e 19-të, kur Perishiç nga distanca gjuajti furishëm por jashtë portës së portierit Pickford. Në minutën e 30-të, Harry Kane i vetmuar por nuk e mposhti portierin Subashiç, topi i rikthyer dhe sërish goditi i njëjti futbollist megjithatë shtylla ia mohoi golin. Lingard nga rreth 17 metra në një hapësirë të volitshme por gjuajti plogësht e jashtë portës pikërisht në minutën e 36-të. Pjesa e dytë mjaft dinamike dhe me disa raste. Në minutën e 68-të, Vrsaljko harkoi për bukuri, ndërsa Ivan Perishiç iu shmang dy mbrojtësve anglezë, duke goditur me të majtën e tij nga afërsia dhe barazoi rezultatin 1:1. Fat i madh për Anglinë në minutën e 71-të.
Ivan Perishiç me dinakërinë e tij brenda 16-shit, me goditje të bukur, por shtylla ishte aleat i portierit Pickford. Edhe Mandzukic lëshoi një rast të mirë në minutën e 83-të, gjuajtja e të cilit u prit nga portieri Pickford. Pas një minute Perishiç nuk shënoi në portën e zbraztë. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1) dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuata, u tregua lojë mjaft e mirë. Në minutën e 99-të, Stones goditi bukur me kokë, ndërsa portieri Subashiç ishte i mposhtur por mbrojtësi Vrsaljko evitoi golin e sigurtë. Mandzukic humbë një rast të mirë në minutën e 105-të.
Kroacia tregoi angazhim të madh dhe si rrjedhojë e kësaj edhe shënuan golin e dytë dhe të fitores së madhe. Pikërisht në minutën e 109-të, një veprim që nuk premtonte pothuajse asgjë, bie goli. Mbrojtësit e Anglisë nuk ishin të vendosur si duhet dhe Mandzukic në pozitë ideale, nga afërsia dhe me një goditje të fuqishme e mposhti portierin Pickford dhe i siguroi fitoren kroatëve me rezultat 2:1, njëherësh finalen e madhe. Me 15 korrik, në finalen e madhe takohen Kroaci - Francë (në orën 17.00), kurse të shtunën për medalje të bronztë Angli - Belgjikë (16.00).
Kroacia-Anglia 2:1 pas vazhdimeve
Stadiumi "Luzhniki Arena", Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Perishiç (68'), Mandzukic (109') - Trippier (5').
Kartonat e verdhë: Mandzukic, Repiç - Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 94'), Rakitiç, Brozoviç, Rebiç (Kramariç 101'), Modriç (Badel 119'), Perishiç dhe Mandzukic (Corluka 115').
Anglia: Pickford, Walker (Vardy 112'), Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson (Dier 97'), Lingard, Young (Rose 91'), Sterling (Rashford 74') dhe Kane.
120' Kroacia afër finales.
114' Kroaci-Angli 2:1.
109' Një veprim që nuk premtonte pothuajse asgjë bie goli. Mbrojtësit e Anglisë nuk ishin të vendosur si duhet dhe Mandzukic në pozitë ideale, nga afërsia me një goditje të fuëishem mposhti portierin Pickford, 2:1.
106' A po shkon ndeshja në penallti, gjithçka do të mësohet brenda 15 minutave të fundit. Presioni po rritet, por kush do të jetë në finale me Francën?
Filloi pjesa e dytë e vazhdimeve.
Përfundoi pjesa e parë e vazhdimeve. Mbeten edhe 15 minutat e pjesës së dytë të vazhdimeve, minutat e ankthshme dhe a do të kemi sërish penallti për Kroacinë, e cila e kishte eliminuar me 3:2 Danimarkën (në të tetën e finales) po ashtu me 4:3 Rusinë (në çerekfinale). Dy ndeshje që i fitoi me penallti, a do ta kërkojë edhe të tretën?
105' Mandzukic humbë një rast të mirë.
103' Vazhdon rezultati 1:1.
101' Repiç largohet dhe në vend të tij futet Kramariç.
Kroacia-Anglia 1:1
Stadiumi "Luzhniki Arena", Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Perishiç (68') - Trippier (5').
Kartonat e verdhë: Mandzukic, Repiç - Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 94'), Rakitiç, Brozoviç, Rebiç (Kramariç 101'), Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson (Dier 97'), Lingard, Young (Rose 91'), Sterling (Rashford 74') dhe Kane.
99' Stones me kokë goditi bukur dhe portieri Subashiç ishte i mposhtur por mbrojtësi Vrsaljko evitoi golin e sigurtë.
98' Anglia deri më tash ka krye tri zëvendësime e Kroacia 1.
Kroacia-Anglia 1:1
Stadiumi "Luzhniki Arena", Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Perishiç (68') - Trippier (5').
Kartonat e verdhë: Mandzukic - Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 94'), Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson (Dier 97'), Lingard, Young (Rose 91'), Sterling (Rashford 74') dhe Kane.
94' Në presione të mëdha të dyja kombëtaret, janë minutat finale dhe cila shënon e para mund të jetë afër finales së madhe.
92' Nuk ka ndryshim rezultati, a do ta përcaktojnë fituesin vazhdimet?
Kroacia-Anglia 1:1
Stadiumi "Luzhniki Arena", Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Perishiç (68') - Trippier (5').
Kartonat e verdhë: Mandzukic - Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç (Pivariç 94'), Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young (Rose 91'), Sterling (Rashford 74') dhe Kane.
Filloi pjesa e parë e vazhdimeve.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1), tani luhen vazhdimet dy herë nga 15 minuta.
90' Rezultati vazhdon 1:1. Presioni rritet gjithnjë e më shumë. Gabimi më i vogël qoftë i njërës skuadër apo palës tjetër është i kushtueshëm dhe i pariparueshëm.
87' A po shkon takimi drejt vazhdimeve? Gjithçka do të shihet.
85' Ende 1:1.
84' Perishiç nuk shënoi në portën e zbrazur.
Kroacia-Anglia 1:1
Stadiumi "Luzhniki Arena", Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Perishiç (68') - Trippier (5').
Kartonat e verdhë: Mandzukic - Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling (Rashford 74') dhe Kane.
83' Mandzukic lëshoi një rast të mirë, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Pickford.
82' Te dyja kombëtaret janë në presion të madhe sepse gabimi më i vogël mund t'i largojë nga finalja e madhe.
78' Loë e fortë, e rrjedhshme dhe Lingard në pozitë të mirë, por gjuajti jashtë portës.
75' Kroacia gjithnjë e më e rrezikshme dhe e frikshme për Anglinë.
71' Fat i madh për Anglinë. Ivan Perishiç me dinakërinë e tij brenda 16-shit, me goditje të bukur, por shtylla ishte aleat i portierit Pickford.
68' Vrsaljko harkoi për bukuri, ndërsa Ivan Perishiç iu shmang dy mbrojtësve anglez, duke goditur me të majtën e tij nga afërsia dhe barazoi rezultatin 1:1.
65' Anglia është ka epërsinë, ka mundësi të ruajë deri në fund, kurse kroacia kërkon me të gjitha forcat barazimin.
61' Më pak se 30 minuta lojë, gjithçka e hapur, ndërsa Anglia e bindur se do ta ruajë këtë epërsi.
Kroacia-Anglia 0:1
Stadiumi "Luzhniki Arena", Moskë.
Shikues: 78011.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Trippier (5').
Kartonat e verdhë: Mandzukic - Walker.
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling dhe
Kane.
58' Kroacia mundohet ta shtrojë presionin mbi Anglinë shumë të sigurtë në repartin e mbrojtjes.
56' Kroatët nuk po kanë mundësi të vijnë deri të rasti, kurse Anglia duket mjaft e rrezikshme edhe në pjesën e dytë.
53' Kroacia ka përballë një kundërshtar shumë të fortë dhe pa ka vështirësi të gjej korridorë në 16-shin e tyre.
51' Nuk ka ndryshime rezultati, Anglia avancon me 0:1.
47' Mbetet të shihet se si do të rrjedhë pjesa e dytë, a do të jetë një Kroaci më kërkuese.
Filloi pjesa e dytë, Kroacia në presion.
Përfundoi pjesa e parë.
45' Anglia po tregohet e fortë në mbrojtje, kurse Kroacia po orvatet me forcat e saja.
Kroacia-Anglia 0:1
Stadiumi "Luzhniki Arena", Moskë.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Trippier (5').
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling dhe
Kane.
43' Kroacia nuk po arrin deri te rasti, kurse Anglia është më sulmuese.
39' Anglia më e rrezikshme, e cila ka mundur të jetë edhe më bindës me epërsi.
36' Lingard nga rreth 17 metra në një hapësirë të volitshme por gjuajti plogësht e jashtë portës.
33' Anglia krahas që ka shënuar një gol, ka pasur edhe një rast ideal.
30' Harry Kane i vetmuar por nuk e mposhti portierin Subashiç, topi i rikthyer dhe sërish goditi megjithatë shtylla ia mohoi golin.
27' Anglia është e rrezikshme me kundërsulme, që po e fut disa herë në vështirësi mbrojtjen kroate.
25' Kroatët e kanë më shumë posedimin e topit, por nuk mjafton kjo kur nuk mund të vijnë deri të rasti për gol.
22' Kroacia po has në vështirësi nga Anglia që po e administron lojën me shumë kujdes.
19' Perishiç nga distanca gjuajti furishëm por jashtë portës së portierit Pickford.
16' Anglia e mban në trysni Kroacinë.
Kroacia-Anglia 0:1
Stadiumi "Luzhniki Arena", Moskë.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Shënues: Trippier (5').
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling dhe
Kane.
14' Maguire rrezikoi portën kroate, por për fat të tyre topi shkoi jashtë portës.
13' Anglia po dëshmon formë të mirë dhe me ngulmë kërkon finalen e madhe, ku do ta pret Franca, në finalen që luhet të dielën në orën 17.00.
11' Anglia duket mjaft energjike, kërkon me forcë edhe golin e radhës, kurse Kroacinë e pret punë e madhe.
9' Kroacia në presion, Anglia kërkon golin tjetër.
7' Anglia e motivuar pas epërsisë, kroacisë nuk i mbetet asgjë tjetër pos të sulmojë me të gjitha forcat.
5' Anglia kaloi në epërsi. Kieran Trippier nga pozita qendrore përkatësisht nga gjuajtja e lirë rreth 22 metra, me një goditje mjeshtërore shënoi eurogol në pjesën e epërmë të portierit Subashiç.
3' Anglia nga viti 1966 nuk e ka fituar Kampionatin Botëror, kurse Kroacia në vitin 1998 në kohën kur ishte edhe Ardian Kozniku fituan medaljen e bronztë.
1' Atmosferë e zjarrtë në stadiumin "Luzhniki Arena", Moskë. Kroacia apo Anglia?
Filloi takimi.
Intonohet himni.
Futbollistët dalin në fushë.
Sfidë që pritet me emocione të mëdha.
Kroacia-Anglia
Stadiumi "Luzhniki Arena", Moskë.
Gjyqtar: C. Cakir C. (Turqia).
Kroacia: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Brozoviç, Rebiç, Modriç, Perishiç dhe Mandzukic.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson, Lingard, Young, Sterling dhe Kane.
Kroacia - Anglia, luftojnë se cila do të jetë në finalen e madhe dhe të takohet me Francën,. Finalja do të zhvillohet të dielën e 15 korriku.
Kroaci - Angli janë të mobilizuar deri në pikën e fundit dhe secila beson e shpreson se do të arrijnë finalen.