Një eliminim mes hidhërimit dhe gëzimit – Henry humb me Belgjikën nga vendi ku njihet si legjendë, përgëzon mikun e tij Deschamps dhe lojtarët francezë - Bota Sot
Një eliminim mes hidhërimit dhe gëzimit – Henry humb me Belgjikën nga vendi ku njihet si legjendë, përgëzon mikun e tij Deschamps dhe lojtarët francezë

Botërori 2018

E enjte, 19 korrik 2018

Një eliminim mes hidhërimit dhe gëzimit – Henry humb me Belgjikën nga vendi ku njihet si legjendë, përgëzon mikun e tij Deschamps dhe lojtarët francezë

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 00:24
Deschamps dhe Henry ishin së bashku në vitin 1998 kur u shpallën kampion,

Ishte një natë mes emocioneve të përziera për Thierry Henryn, pasi kombi i tij kaloi në finale të Kampionatit Botëror, por si trajner është eliminuar nga kjo garë.   

Henry, kampion i botës në  vitin 1998 me Les Bleus, është aktualisht ndihmës i Roberto Martinezit, trajner i Belgjikës.

Franca e ka mposhtur 1-0 Belgjikën në Saint Petersburg.

Pas fishkëllimës së  fundit të gjyqtarit, Henry shkoi dhe i uroi patriotët e tij dhe bisedoi me disa prej tyre, ku edhe i përqafoi.

Edhe para ndeshjes Henry ishte miqësor me lojtarët, por edhe me trajnerin Didier Deschamps.

Deschamps dhe Henry ishin së bashku në vitin 1998 kur u shpallën kampion,

Gjatë intonimit të himneve kombëtare, Henri qëndroi me kokën e tij të përkulur, në heshtje, duke i respektuar La Marseillaise dhe La Brabanconne.

Henry, nuk ishte ftuar nga Deschamps për të qenë pjesë e stafit, gjë që e bëri Belgjika dhe Martinez.

Njohuritë e tij përm lojën e futbollit ai i kishte shprehur në mënyrë elokuente si një ekspert për Sky Sports.

Këtë ndeshje e vendosi Samuel Umtiti që shënoi golin e vetëm. Franca pret në finale njërën mes Anglisë dhe Kroacisë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test