Vermaelen zgjodhi Kylian Mbappe, si kërcënimin kryesor

Botërori 2018

Vermaelen zgjodhi Kylian Mbappe, si kërcënimin kryesor

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:15
Vermaelen zgjodhi Kylian Mbappe, si kërcënimin kryesor

Thomas Vermaelen zgjodhi Kylian Mbappe, si kërcënimin kryesor të rasteve të Belgjikës për të bërë paraqitjen e saj të parë në një finale të Kupës së Botës, duke thënë se sulmuesi 19-vjeçar mund të vendosë çdo ndeshje.

Mbappe ka shënuar tre gola në garën e pamposhtur të Francës drejt gjysmëfinales, duke kapur titujt e medoave të botës me paraqitjen e bërë kundër kundër Argjentinës, në 1/8 finale. Vermaelen pranoi se Belgjika ka një numër lojtarësh më të mirët në botë për t’u ndeshur me të, kur të përballen me “Les Bleus” në Shën Petersburg, të martën, por ndjen se Mbappe është talenti i shquar i  Francës.

“Për mua, Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në ekipin e Francës, – u tha Vermaelen gazetarëve. – Ai është jashtëzakonisht i shpejtë dhe mund të vendosë i vetëm fatin e një ndeshjeje. Por, edhe lojtarë të tjerë, si Dembele, Giroud apo Kante kanë cilësitë e tyre specifike, të forta. Franca është një kombëtare shumë e fortë, por për mua Mbappe është më i miri”.

Vermaelen ka filluar si titullar vetëm një nga pesë ndeshjet e Kupës së Botës, që Belgjika ka luajtur deri më tani, pasi u shërua nga një dëmtim i pësuar kohën kur duhej udhëtuar për në Rusi. Mbrojtësi i Barcelonës erdhi si zëvendësues i dytë në fitoren 2-1 të Belgjikës, në çerekfinale ndaj Brazilit, një ndeshje që ai beson se i ka dhënë ekipit më shumë besim për fitimin e trofeut të madh:

“Tani duam të vazhdojmë deri në fund. Nëse nuk e luajmë finalen, ose nuk bëhemi kampionë botërorë, ky do të ishte, gjithashtu, një zhgënjim. Disa orë pas ndeshjes me Brazilin, fokusi ishte tashmë te loja kundër Francës, sepse ambicia jonë është finalja. Franca ka qenë gjithmonë një nga favoritet për ta fituar turneun. Ndoshta do të jetë një ndeshje më e vështirë, sesa kundër Brazilit”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat