“Heronjtë” e Southgate, të gjithë luajnë në Premier Leauge, por jo të gjithë janë “anglezë”!!!

Botërori 2018

“Heronjtë” e Southgate, të gjithë luajnë në Premier Leauge, por jo të gjithë janë “anglezë”!!!

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 20:31
Trajneri dhe kapiteni i Anglisë

Të kthehesh në katër ekipet më të forta të Botës, pas 28 vitesh, duke ëndërruar me sytë e hapur finalen e Moskës më 15 korrik dhe me të drejtën për të festuar meritën e padiskutueshme të Premier League. Anglia përfaqëson “mrekullinë” e vërtetë në “Rusi 2018”.

Të gjithë e kanë vënë re se ky Botëror është transformuar në një Europian dhe kjo përfaqësohet më së miri nga Anglia, që ka kampionatin më të fortë në planet. Të gjithë futbollistët e grumbulluar nga Southgate luanë në Premier League, por jo të gjithë janë “anglezë”.

11 nga 23 futbollistët e “luanëve” kanë të paktën një nga prindërit të lindur jashtë Anglisë. Pesë prej tyre janë nga Xhamajka.

Kyle Walker (i ati nga Xhamajka), Danny Rose (të dy prindërit nga Xhamajka), Harry Kane (të dy prindërit nga Irlanda), Sterling (ka lindur në Xhamajkë), Danny Welbeck (origjinë nga Gana), Gary Cahill (origjinë nga Irlanda), Fabian Delph (origjinë nga Guinea), Ashley Young dhe Marcus Rashford (origjinë nga Xhamjaka), Dele Alli (origjinë nga Nigeria) dhe Ruben Loftus-Cheek (origjinë nga Xhamajka).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat