FIFA merr vendim për mbrojtësin e Kroacisë

Botërori 2018

FIFA merr vendim për mbrojtësin e Kroacisë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:33
Qendërmbrojtësi kroat u hetua nga organi qeverisës i futbollit botëror mbi komentet që ai bëri në një video në mediat sociale pas fitores në çerekfinale të Kroacisë ndaj Rusisë.

FIFA i ka dhënë mbrojtësit Domagoj Vida një paralajmërim për sjelljen e tij, por mbrojtësi i Kroacisë është i lirë të luajë kundër Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Qendërmbrojtësi kroat u hetua nga organi qeverisës i futbollit botëror mbi komentet që ai bëri në një video në mediat sociale pas fitores në çerekfinale të Kroacisë ndaj Rusisë.

Duke dalë së bashku me ish-lojtarin e Kroacisë, Ognjen Vukojeviç, me të cilin ka luajtur në Dinamo Kiev – Vida shihet teksa thotë: “Lavdi Ukrainës”.

Fraza është përdorur nga nacionalistët ukrainas anti-rusë, me Vukojevic, i cili shton: “Kjo fitore është për Dynamon dhe Ukrainën”.

Kodi disiplinor i FIFA-s ndalon “slogane politike në çdo formë” dhe për “këdo që provokon publikun e gjerë gjatë një ndeshjeje” vendos ndalesë prej dy ndeshjesh.

Më parë në Kupën e Botës, lojtarët e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, u gjobitën por nuk u ndaluan pasi bënë gjeste të ngjashme me shqiponjën, simbol i flamurit të Shqipërisë, kundër Serbisë më parë në Kupën e Botës.

Tani FIFA ka konfirmuar se Vida nuk do të dënohet për këtë incident.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat