Kroatët ia bënë helm zemrën presidentit të Serbisë

Botërori 2018

Kroatët ia bënë helm zemrën presidentit të Serbisë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 17:28
Kroatët ia bënë helm zemrën presidentit të Serbisë. Në foto Vuçiç e Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se ka qenë tifoz me Rusinë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2018, ku ekipi që organizoi botërorin u ndesh me Kroacinë.

“Disa më kanë kritikuar, por është një e drejtë e gjithë sekujt të jetë tifoz me një skuadër. Që në momentin që u eliminua Serbia unë kam qenë tifoz me Rusinë, kjo ndodhi edhe ndaj Kroacisë. Shpresoja që gjatë penalltive të fitonin ata,” – tha Vuçiç.

Kroacia fitoi të drejtën për të luajtur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës pasi mposhti rusët me penallti. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa shtesa u mbyll 2-2. Kroatët do të luajnë në gjysmëfinale ndaj Anglisë.

“Do ta shoh pjesën e mbetur të botërorit si sportdashës dhe jo më si tifoz,” – shtoi Vuçiç. Kroatët ia bënë helm zemrën presidentit të Serbisë. Vuçiç e ka përjetuar rëndë eliminimin e Rusisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat