Xhaka ka dy fjalë për Alex Miescherin: Rrënjët e familjes time janë nga Kosova

Botërori 2018

Xhaka ka dy fjalë për Alex Miescherin: Rrënjët e familjes time janë nga Kosova

Nga: K. G. Më: 8 korrik 2018 Në ora: 13:37
Xhaka

Mesfushorit ofensivë nga Kosova Granit Xhakës aspak nuk i ka pëlqyer deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Zvicrës, Alex Miescher. “Zvicra duhet t’i bëjë pyetjen vetes nëse duhet të ndalojë shtetasit e dyfishtë që të përfaqësojnë ekipin kombëtar të futbollit”, kështu ka deklaruar Alex Miescher. Kjo deklaratë e tij ka pasur reagimet të ndryshme, ndër ta edhe Granit Xhaka, anëtar i kombëtares së Zvicrës. Për Zvicrën u paraqitën katër shqiptarë në Kampionatin Botëror, si Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka e Blerim Xhemaili. “Ne të gjithë jemi zviceranë dhe bëjmë gjithçka për kombëtaren. Secili nga ne jemi mirënjohës për atë që ka bërë Zvicra për ne dhe për familjet tona. Rrënjët e familjes time janë nga Kosova, ashtu siç janë të Breel Embolo nga Kameruni, Manuel Akanji nga Nigeria dhe Ricardo Rodriguez nga Kili e Spanja. Ekipi kombëtar zviceran përbëhet sot gjithsesi nga 50 deri në 60 për qind qytetarë të dyfishtë... Edhe trajneri ynë, Vlladimir Petkoviç, është qytetar me shtetësi të dyfishtë dhe i jep gjak dhe djersë ekipit kombëtar. Me këtë deklaratë Alex ka shkaktuar shumë reagime, por ka lënë edhe shumë të zhgënjyer”, tha mes të tjera Xhaka.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat