Cherchesov: Bëmë mrekullinë, tani na duan në të gjithë Rusinë

Botërori 2018

Cherchesov: Bëmë mrekullinë, tani na duan në të gjithë Rusinë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 10:57
Rusia

Trajneri i kombëtares ruse të futbollit Stanislav Cherchesov ka bërë që zemrat e miliona rusëve të jenë në ankth deri në momentin e fundit të çerekfinaleve, teksa penalltitë nxorën jashtë Botërorit vendin organizator, që u eliminua nga Kroacia.

“Para fillimit të turneut jemi kritikuar nga të gjithë. Por më besoni, u rritëm gjatë turneut, besuam te forcat tona dhe tani i gjithe vendi na do. Ne realizuam diçka të jashtëzakonshme dhe më pak fat mund të kishim shkuar më tej”, tha Cherchesov.

“Patëm shumë besim te puna jonë, te grupi që kemi krijuar dhe mund të tregojmë këto vlera edhe në të ardhmen. E gjithë Rusia është e dashuruar me ne dhe ju premtojmë se do të vazhdojmë në këtë rrugë edhe në të ardhmen. Falënderoj të gjithë skuadrën për atë që dha në fushë, të gjithë fansat që ashtu si ne janë të mërzitur sot, por që përgjatë këtij Botërori na kanë qendruar pranë”, u shpreh Stanislv Cherchesov, që shpresoi se ndaj Kroacisë do të përsëriste mrekullinë që bëri edhe ndaj Spanjës, kur pat fituar me penallti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat