Trajneri i Kroacisë flet pas kualifikimit historik në gjysmëfinale: Luftë, dhimbje dhe përpjekje

Botërori 2018

Trajneri i Kroacisë flet pas kualifikimit historik në gjysmëfinale: Luftë, dhimbje dhe përpjekje

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 00:19
Zlatko Dalicbot

Zlatko Dalic ka folur i emocionuar pas fitores së madhe të Kroacisë ndaj Rusisë në Kupën e Botës.

 “Ne gjithmonë kemi një rrugë të vështirë, por duhet të luftojmë deri në fund”, ka deklaruar Daliq pas ndeshjes.

“Luftë, dhimbje dhe përpjekje. Ky është shpërblimi. Kroacia është në gjysmëfinale”.

“Ishte diçka e jashtëzakonshme. Ne e dimë se si luajnë rusët, ne kaluam këtë ndeshje, por ata nuk na lejonin të luajmë. Ishte një ndeshje kundër 50 mijë tifozëve”.

“Do të ndjeja keqardhje të largohesha nga Rusia pa e parë Moskën”, ka përfunduar trajneri kroat në deklarimin e parë pas ndeshjes.

Kroacia është bërë skuadra e katërt që ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe do të përballet me Anglinë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat