Anglia shokon Suedinë, kalon në gjysmëfinale

Botërori 2018

Anglia shokon Suedinë, kalon në gjysmëfinale

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 15:43
Angli-Suedi

(E plotësuar) - Anglia ka fituar 2-0 ndaj Suedisë në “Samara Arena” dhe për herë të parë që nga viti 1990 rikthehet në gjysmëfinalet e kampionatit botëror.

Në një ndeshje të dominuar në çdo aspekt “luanët” e Southgate hodhën kandidaturën për të fituar trofeun dhe treguan limitet e kundërshtarëve skandinavë.

Kur u mbush gjysmëore lojë, Anglia shënoi golin e e parë, të katërtin me goditje standarte në këtë botëror, duke i thyer suedezët pikërisht në pikën e tyre më të fortë, luftën në ajër. Harry Maguire kërceu më lart se të gjithë dhe e çoi topin në rrjetë.

Më pas, kur kronometri tregoi një orë lojë, anglezët shënuan golin e dytë, sërish me kokë, nga Delle Ali, i cili shfrytëzoi shumë mirë një krosim të mrekullueshëm nga Jesse Lingard.

Anglezët do të ndeshen në gjysmëfinale me fituesen e përballjes së mbrëmjes Rusi-Kroaci.

Image

***

Aanglia dhe Suedia po ndeshen në çerekfinalen e tretë për një vend në gjysmëfinale.

Delle Alli është golashënuesi I dytë, ai shënoi një gol pikërisht me kokë për të dyfishuar epërsinë.

Anglezët me shumë gjasa do të jënë gjysmëfinalisët e tretë dhe do të presin fituesin e ndeshjes Rusi – Kroaci.

***

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes.

Image

***

Anglia dhe Suedia po ndeshen në çerekfinalen e tretë për një vend në gjysmëfinale.

Anglezët kanë arritur të kalojnë në epërsi me anë të golit të Maguire i cili shënoi me kokë pas një harkimi nga Ashley Young.

Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, ndërsa mbeten edhe 45 minuta tjerë për të ditur fituesin e kësaj ndeshje si dhe kundërshtarin e fituesit të ndeshjes Rusi – Kroaci.

***

 Anglia dhe Suedia po ndeshen në çerekfinalen e tretë për një vend në gjysmëfinale.

Anglezët kanë arritur të kalojnë në epërsi me anë të golit të Maguire i cili shënoi me kokë pas një harkimi nga Ashley Young.

Ky është goli i parë për lojtarin anglez në 10 ndeshjet e tij të zhvilluar me anglezët.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Rusi – Kroaci.

Suedi - Angli, formacionet zyrtare

Suedia dhe Anglia do ta kërkojnë gjysmëfinalen e Kupës së Botës për herë të parë pas plot 20 vitesh në ballafaqimin e sotëm në “Cosmos Arena” në Samara.

Kjo është hera e katërt në histori që Suedia arrin në çerekfinale të Botërorit, dhe për herë të parë që prej vitit 1994, dhe përballë do ta ketë nëntë herë çerekfinalistin, Anglinë, në një ndeshje që nis në orën 16:00.

Suedia është dukur skuadër shumë solide që prej humbjes ndaj Gjermanisë në fazën grupore dhe e kanë ruajtur portën e paprekur në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit.

Anglia, ndërkohë, humbjen e vetme në 14 ndeshjet e fundit e pësoi në fazën grupore kundër Belgjikës, me golin e vetëm të shënuar nga shqiptari Adnan Januzaj.

Këto janë formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat