Rusët kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën

Botërori 2018

Rusët kërkojnë të vazhdojnë ëndrrën

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 10:26
Rusia

As në ëndrrat e tyre më të bukura, tifozët rusë nuk kanë menduar se kjo Rusi do të luante për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, teksa po përgatitet për ndeshjen kundër Kroacisë.

Një takim që do të luhet në Sochi dhe kroatët do të paraqiten si skuadra favorite. Të dy ekipet kanë patur nevojë për penalltitë për të arritur në këtë fazë.

Kroacia ka konfirmuar reputacionin e saj si një skuadër me shumë ulje-ngritje në takimin e luajtur kundër Danimarkës në 1/8-at. Pasi fundosën Argjentinën në një grup që ata dominuan, ata kanë patur vështirësi ndaj danezëve, të cilët i kanë kaluar falë lotarisë së penalltive.

Ecuria e Kroacisë në ndeshjet me eliminim direkt të viteve të fundit nuk ka qenë i mirë, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Rusinë, e cila nuk ka eksperienca të mira në Kupën e Botës që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Ata nuk kanë arritur ta dalin nga grupi në tri pjesëmarrjet e fundit në një Botëror, por fitorja me penallti kundër Spanjës i ka dhënë atyre mundësinë të shkruajnë një tjetër faqe të historisë. Siç pritej, ata kanë qenë shumë të kujdesshëm ndaj Spanjës, duke pritur ekzekutimin e penalltive.

Kjo strategji mund të ndryshojë kundër Kroacisë, me vendasit që mund të kërkojnë të bëjnë diçka më shumë kundër një mbrojtje që ka treguar se ka disa probleme. Me pak fjalë, ka shumë mundësi që të shikojmë një Rusi më të guximshme. Denis Cheryshov mund të luajë nga minuta e parë, por Artem Dzyuba ka qenë zbulimi i rusëve në sulm, me 3 gola të shënuar në katër ndeshje.

Me një mesatare prej 2.25 golash për ndeshje, Rusia mbetet një nga skuadrat që shënon më shumë në këtë Botëror, por me vetëm 1 ndeshje pa pësuar gol në 14 takimet e fundit ndërkombëtare, ata nuk bindin aspak në gjysmën tjetër të fushës. Ndërkohë, me cilësinë që Kroacia ka në mesfushë, ata duhet të jenë në gjendje të krijojnë raste dhe ata janë skuadra më e fortë në letër.

Gjithsesi, historia na ka mësuar se nuk mund ta konsiderosh kurrë jashtë loje ekipin vendas në një Botëror dhe kjo është e vlefshme pak a shumë në çdo kompeticion. Kjo Kupë e Botës ka regjistruar një numër rekord penalltish dhe të dy ekipet kanë fituar nga një penallti në raundin e mëparshëm. Luka Modric ka gabuar për Kroacinë në kohën shtesë, por është treguar i saktë pak minuta më vonë. Ai ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e Kroacisë në grup.

As në ëndrrat e tyre më të bukura, tifozët rusë nuk kanë menduar se kjo Rusi do të luante për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, teksa po përgatitet për ndeshjen kundër Kroacisë. Një takim që do të luhet në Sochi dhe kroatët do të paraqiten si skuadra favorite. Të dy ekipet kanë patur nevojë për penalltitë për të arritur në këtë fazë.

Kroacia ka konfirmuar reputacionin e saj si një skuadër me shumë ulje-ngritje në takimin e luajtur kundër Danimarkës në 1/8-at. Pasi fundosën Argjentinën në një grup që ata dominuan, ata kanë patur vështirësi ndaj danezëve, të cilët i kanë kaluar falë lotarisë së penalltive.

Ecuria e Kroacisë në ndeshjet me eliminim direkt të viteve të fundit nuk ka qenë i mirë, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Rusinë, e cila nuk ka eksperienca të mira në Kupën e Botës që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.

Ata nuk kanë arritur ta dalin nga grupi në tri pjesëmarrjet e fundit në një Botëror, por fitorja me penallti kundër Spanjës i ka dhënë atyre mundësinë të shkruajnë një tjetër faqe të historisë. Siç pritej, ata kanë qenë shumë të kujdesshëm ndaj Spanjës, duke pritur ekzekutimin e penalltive.

Kjo strategji mund të ndryshojë kundër Kroacisë, me vendasit që mund të kërkojnë të bëjnë diçka më shumë kundër një mbrojtje që ka treguar se ka disa probleme. Me pak fjalë, ka shumë mundësi që të shikojmë një Rusi më të guximshme. Denis Cheryshov mund të luajë nga minuta e parë, por Artem Dzyuba ka qenë zbulimi i rusëve në sulm, me 3 gola të shënuar në katër ndeshje.

Me një mesatare prej 2.25 golash për ndeshje, Rusia mbetet një nga skuadrat që shënon më shumë në këtë Botëror, por me vetëm 1 ndeshje pa pësuar gol në 14 takimet e fundit ndërkombëtare, ata nuk bindin aspak në gjysmën tjetër të fushës. Ndërkohë, me cilësinë që Kroacia ka në mesfushë, ata duhet të jenë në gjendje të krijojnë raste dhe ata janë skuadra më e fortë në letër.

Gjithsesi, historia na ka mësuar se nuk mund ta konsiderosh kurrë jashtë loje ekipin vendas në një Botëror dhe kjo është e vlefshme pak a shumë në çdo kompeticion. Kjo Kupë e Botës ka regjistruar një numër rekord penalltish dhe të dy ekipet kanë fituar nga një penallti në raundin e mëparshëm. Luka Modric ka gabuar për Kroacinë në kohën shtesë, por është treguar i saktë pak minuta më vonë. Ai ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e Kroacisë në grup.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat