Kjo është dashuria për vendin – Gimenez filloi të qante ende pa përfunduar ndeshja ndaj Francës

Botërori 2018

Kjo është dashuria për vendin – Gimenez filloi të qante ende pa përfunduar ndeshja ndaj Francës

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 19:01
Jose Gimeez

Franca ka mposhtur Uruguain me rezultat 2-0 në një ndeshje mjaft të luftuar.

Në këtë sfidë mungoi Edinson Cavani që edhe determinoi ecurinë e këtij takimi.

Por, një lojtar që e përjetoi shumë rëndë këtë eliminim pa dyshim se ishte Jose Gimeez i Atletico Madridit.

Mbrojtësi i Uruguai që formësoi dyshen e pathyeshme deri sot, nuk arriti të përmbahej nga emocionet dhe filloi të qante pa përfunduar takimi.

Kjo tregon se sa shumë është i ndjeshëm përfaqësimi i vendit dhe se si vërtet dashurohet fanella e kombëtares.

 

Një veprim i tillë u quajt edhe “i panevojshëm” dhe “neveritës” nga Gary Neville sipas mediave angleze, por edhe ky është kontestuar nga adhuruesit e futbollit në rrjetet sociale.

Gimenez megjithatë pritet të luajë edhe së paku në dy Kampionate Botëore ku mundta tregojë pasionin e tij dhe dashurinë për vendin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat