Shpërthen në vaj për një arsye

Botërori 2018

Shpërthen në vaj për një arsye

Më: 4 korrik 2018 Në ora: 16:17
Danijel Subashiç

Portieri i kombëtares së Kroacisë, Danijel Subashiç, ishte i mbushur me emocione të papërballueshme gjatë konferencës së sotme për shtyp, në prag të ndeshjes çerekfinale të Botërorit të Rusisë, që kombëtarja kroate do ta luajë kundër vendit organizator, Rusisë. Ai u “përmbyt” nga lotët, pasi u pyet për mikun e tij të ndjerë, foton e të cilit e mbante poshtë uniformës së Kroacisë dhe e tregoi pas pritjes së tri penalltive, në 1/8 finale të këtij turneu. Miku i Subashiçit, Hrvoje Çustiç, ka vdekur tragjikisht në vitin 2008, në moshën 24-vjeçare, pasi e goditi kokën në një mur betoni gjatë një ndeshjeje futbolli. Dhe kjo e martë ishte shumë drithëruese për portierin e Kroacisë, pasi kjo temë iu ngrit nga media, pas fitores së vendit të tij ndaj Danimarkës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat