Gazeta zvicerane shkruan shqip para ndeshjes me Suedinë

Botërori 2018

Gazeta zvicerane shkruan shqip para ndeshjes me Suedinë

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 13:29
Gazeta zvicerane shkruan shqip para ndeshjes me Suedinë

Zvicra dhe Suedi do të ndeshen së bashku në takimin e vlefshëm për 1/8-at e Kupës së Botës. Siç dihet në kombëtaren helvetike bëjnë pjesë 4 futbollistë shqiptarë, të cilët janë titullarë të padiskutuar në formacionin e Petkoviç.

Gazeta e mirënjohur zvicerane “Tages Ainziger” ka bërë një reportazh në Kosovë, vendi prej të cilit e kanë prejardhjen yjet më të mëdhenj të kombëtares zvicerane të futbollit, në prag të ndeshjes Zvicër-Suedi.

“Hajde Zvicër. Kështu thërrasin banorët e këtij fshati”, shkruan Ainziger në tekstin për fshatin Zhegër, fshat nga i cili e ka prejardhjen Xherdan Shaqiri.

Në këtë reportazh gjerë e gjatë shkruhet për euforinë që mbretëron te shqiptarët para kësaj ndeshje, të cilët me zemër mbështesin kombëtaren zvicerane, sikurse të jetë kombëtarja e tyre.

Një kualifikim mes tetë më të mirave të botës, do ta ndihmonte Zvicrën të barazonte rezultatin më të mirë të arritur nga ata në një Kupë të Botës, të regjistruar në Botërorin e zhvilluar në shtëpi në 1954-ën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat