Rusia 2018, ja sa euro vlejnë ekipet fituese dhe ato që u eliminuan

Botërori 2018

Rusia 2018, ja sa euro vlejnë ekipet fituese dhe ato që u eliminuan

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 08:56
Rusi 2018

Botërori i Futbollit Rusi 2018 ka hyrë në fazën e një të tetave, me ndeshjen e parë Francë – Argjentinë (4 -3) dhe Uruguaj Portugali (2-1).

Faza e grupeve ka dhuruar jo pak surpriza, me eliminimin e Gjermanisë dhe kalimin “in extremis” të Argjentinës përballë Nigerisë.

Le të shohim më në detaje shifrat në fazën e grupeve

Vlera e skuadrës

Vlera e skuadrës ka qenë vendimtare për fitoren në fazën e grupeve në 50% të rasteve. Katër skuadra që kryesonin sa i përket vlerës së tyre janë renditur në vend të parë në grupin e tyre: Uruguai, Spanja, Franca dhe Brazili.

Ndërsa katër skuadra të tjera nuk ia dolën: Argjentina, Gjermania, Anglia dhe Senegali. Nëse për amerikanojugorët, pengesa e Kroacisë ishte e vështirë për t’u kapërcyer (e cila tani është një skuadër pretendente për të fituar Kupën e Botës), nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gjermanët me një hendek të madh sa i përket vlerës së skuadrës me Meksikën, e cila doli e dyta në grup (895 milionë euro, vlera e skuadrës së Gjermanisë, 153 milionë euro vlera e skuadrës së Meksikës – Grupi F).

Vetëm Franca (1410 milionë euro) dhe Danimarka (342 milionë euro) kanë një ndryshim të madh (përkatësisht renditur në vend të parë dhe të dytë në Grupin C).

Në përgjithësi, skuadrat me vlerë më të lartë kanë kaluar fazën e grupeve në 11 raste nga 16 (69%).

Image

Përjashtim bëjnë vetëm pesë skuadra:

-Egjipti (232 mln €), favorite ndaj Rusisë (132 mln €). Duhet theksuar që në këtë rast, vlera e Egjiptit është diktuar për 73% nga Salah, që i vetëm vlen më shumë se vetë skuadra e Rusisë (171 mln €).

-Serbia (305 mln €) në favor të Zvicrës (246 mln €). Por vlerat e lojtarëve më përfaqësues të këtyre skuadrave janë pak a shumë të njëjta (Milinkovic-Savic 75 mln € dhe Xhaka 67 mln €).

-Gjermania (895 mln €) në favor të Suedisë (152 mln €). Siç e thamë edhe më sipër, ka një ndryshim të madh mes kampionëve në fuqi, të cilët, në fakt fituan ndaj suedezëve (falë magjisë së Kross) por humbën në mënyrë paradoksale ndaj kundërshtarëve si Meksika (152 mln €) dhe Koreja (123 mln €).

-Grupi H është grupi më i ekuilibruar në të gjithë Botërorin. Senegali (320 mln €) dhe Polonia (293 mln €), u renditën në vend të 3 dhe të 4, lënë pas nga Kolumbia (279 mln €)-Japonia (61 mln €) – në vend të parë dhe të dytë në Grupin H.

Image
Zona gjeografike

Kontinenti më i përfaqësuar mbetet Europa, tani me 10 skuadra për shkak të eliminimit të Gjermanisë, Islandës, Serbisë dhe Polonisë. Norma e kualifikimit për skuadrat e Kontinentit të Vjetër është 71%.

Ndryshon diskutimi për skudrat e Amerikës së Jugut (80%) me 4 kombëtare nga 5 të kualifikuara (Brazili, Argjentina, Kolumbia dhe Uruguai) përveç Perusë. Shifrat janë më të ulëta për kontinente të tjera.

Nga Amerika e Veriut dhe Qendrore reziston vetëm Meksika (33%), u eliminuan Panamaja dhe Kosta Rika, ndërkohë që në Azi-Oqeani, Japonia kualifikohet (eliminohen Koreja, Irani, Arabia Saudite dhe Australia).

Nga kontinenti i Afrikës janë eliminuar të gjitha skuadrat që në fazën e grupeve: Maroku, Senegali, Tunizia, Egjipti dhe Nigeria.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat