Serbi-Brazil, finalja e grupit E

Botërori 2018

Serbi-Brazil, finalja e grupit E

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 09:47
Brazili

Si Brazili ashtu edhe Serbia do të luajnë për të siguruar një vend në 1/8-at mbrëmjen e së mërkurës, në Moskë.

Një humbje për të dy ekipet do të nënkuptonte eliminim, nëse Zvcira nuk do te humbas në ndeshjen ndaj Kosta Rikës.

Të dy ekipet vijnë nga dy ndeshje me kundërshtar të ndryshëm.

Serbia ishte duke fituar pas pjesës së parë, por është përmbysur nga Zvicra në 45 minutat e dyta.

Brazili, nga ana tjetër, ka pasur nevojë për dy gola në kohën shtesë për të mundur 2-0 Kosta Rikën.

Humbja e pësuar në minutat e fundit, ka qenë e treta në gjashtë ndeshjet e fundit për Serbinë dhe e shtata në nëntë ndeshjet e fundit të luajtura në Kupën e Botës (2 fitore, 7 humbje).

Pavarësisht se ende nuk janë në formën më të mirë në këtë Botëror, brazilianët nuk din të humbasin prej 13 ndeshjesh dhe kanë pësuar vetëm një humbje në 23 ndeshjet e fundit duke pësuar gol vetëm në gjashtë prej tyre.

Duke llogaritur edhe ish-Jugosllavinë, këto dy skuadra janë përballur katër herë në Kupën e Botës. Takimet e zhvilluara në 1954-ën dhe 1974-ën janë mbyllur në barazim, ndërsa Brazili ka fituar në 1950-ën dhe Serbia (si Jugosllavi) në 1930-ën.

Lojtarët që kanë spikatur deri me tani me këto dy skuadra janë padyshim Kolarov dhe Neymar.

I pari ka shënuar golin e fitores kundër Kosta Rikës dhe është gjithmonë i rrezikshëm nga goditjet e dënimit. I dyti është një nga më të talentuari në rruzullin tokësor dhe ka realizuar 56 gola me Brazilin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat