Kallet Serbia me vendimin e FIFA-s lidhur me Shaqirin dhe Xhakën

Botërori 2018

Kallet Serbia me vendimin e FIFA-s lidhur me Shaqirin dhe Xhakën

Nga: K. Goca Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:00
Shaqiri e Xhaka

Serbia nuk e përtyp dot vendimin e asociacionit më të lartë botëror, FIFA, në lidhje me trimat tanë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.  Serbia kallet nga inati sepse nuk iu shiten propagandat e saj shoveniste.  “Futbollistët zviceranë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë gjobitur me nga 10,000 franga”, shkruan mes të tjera ‘Kurir’.

Sipas kësaj fletushke serbe, që shkruan më tej: “Kjo do të thotë se një treshe e shtetasve zviceranë, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Stefan Liechtsteiner, do të luajnë në ndeshjen e së mërkurës mbrëma të raundit të fundit të Grupit E kundër Kosta Rikës. ‘Kurir’ kujton edhe humbjen e Serbisë nga Zvicra me rezultat 2:1. “Novosti” shkruan se Shaqiri ka luajtur me këpucët me Flamur të Kosovës, ndërkohë që të dytë (Shaqiri e Xhaka) kremtuan fitoren duke bërë me duar "shqiponjën me dy koka shqiptare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat