Messi paralajmëron të gjithë: Nuk tërhiqem nga futbolli pa e fituar Kupën e Botës!

Botërori 2018

Messi paralajmëron të gjithë: Nuk tërhiqem nga futbolli pa e fituar Kupën e Botës!

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 21:22
Lionel Messi

Sot është ditëlindja e tij. Lionel Messi feston plot 31 vite jetë. Ai po përgatitet për ndeshjen ndaj Nigerisë, që konsiderohet shumë e rëndësishme për kalimin e grupit.

Jo çdo gjë është në dorë të argjentinaseve, pasi ata janë edhe me një vesh nga takimi i Islandës me Kroacinë.

“Kupa e Botës për Argjentinën do të thotë shumë, gjithashtu edhe për mua. E kam pasur gjithmonë ëndërr të shikoja veten time duke ngritur Kupën e Botës. Do të lumturoheshin miliona argjentinas nëpër botë. Ne nuk mund të dorëzohemi. Kam fituar shumë, por jam ambicioz dhe nuk do të tërhiqem nga futbolli i luajtur derisa të jem një kampion bote me vendin tim”, përfundon Messi.

Kjo shpreh edhe njëherë presionin në të cilin ndodhet ylli argjentinas.

Ai ka fituar çdo çmim të mundshëm me Barcelonën dhe në plan individual, por asgjë ende me Kombëtaren e tij, edhe pse ka arritur ta udhëheqë në 3 finale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat