Beograd, Çaçak, Kragujevc, Kralevë, Banjallukë..., në heshtje varri!

Botërori 2018

Beograd, Çaçak, Kragujevc, Kralevë, Banjallukë..., në heshtje varri!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2018 Në ora: 13:29
Shaqiri e Xhaka

Koment 

Të festosh para kohe nuk ka më keq! Goli i Aleksandër Mitroviqit në minutën e 5-të hodhi në festë Serbinë, duke harruar se janë në pyetje edhe 85 minuta. Aq fortë u gëzua Beogradi, Kraleva, Çaçaku, Kragujevci, Banjalluka, Nishi... Minuta e 52-të, bie projektili i parë nga 20 metra i Granit Xhakës, Stojkoviqi as në tokë as në qiell, barazohet rezultati 1:1.

Serbia shpresonte në një pikë se për fitore i kishte çuar duart, duke parë lojë fantastike të djelmoshave të kombëtares së Zvicrës. Xherdan Shaqiri apo Messi i Alpeve i pandalshëm dhe tejet i rrezikshëm, Granit Xhaka një ‘snajperist’ i hatashëm,  Valon Behrami i pakalueshëm! Dhe minuta e 90-të, Xherdan Xhaqiri, merr një top më shumë se 40 metra, mbrojtësi serb me gjithë at shtyrje nuk e ndali dot zemër shqiponjën nga Kosova. Shaqiri futet në 16–sh dhe fërfëllon topin mes këmbëve të Stojkoviqit, shkakton tronditje në Serbi.

Festë në shtetin e Zvicrës, festë në Kosovë e Shqipëri, kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët. Me një fjalë,  Beograd, Çaçak, Kragujevc, Kralevë, Banjallukë, Nish..., në heshtje varri! Futbolli luhet 90 minuta, jo pesë minuta. Ai që qesh i fundit, nuk ka më mirë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat