Serbia kujton diçka, që e kishte fut në tokë për së gjalli!

Botërori 2018

Serbia kujton diçka, që e kishte fut në tokë për së gjalli!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2018 Në ora: 13:09
Ilustrim

Vaji serbë po dëgjohet tanë botën! E gjitha bota po qeshet me ta! Serbia nuk di si ta justifikojë humbjen me 2:1 nga djemtë e Republikës së Kosovës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Nga djemtë e artë të Kosovës e të Zvicrës, që treguan lojë më shumë se për notë dhjetë! Vazhdojnë mediat serbe me të madhe të merren me Xhakën, Shaqirin, Behramin dhe duket se çdo ditë ndihen të bombarduar nga ta! 

Tani ilustrojnë një foto dhe kujtojnë edhe 14 tetorin e vitit 2014, kur u futen në tokë për së gjalli! Kur droni me Flamurin e Shqipërisë Etnike me patriotët tanë Ismail Qemaili e Isa Boletini bien në midis stadiumit të Partizanit të Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, qe ishte ndërprerë në minutën e 41-të, pasi që bandat serbe sulmuan futbollistët shqiptarë. Serbët kujtojnë vëllain e Granitit, Taulantit kur ua tregoi muskujt midis Beogradit! “Një shqiptar nga Zvicra përdori çdo mundësi për të provokuar futbollistët dhe tifozët e Serbisë.

Deklaratat e tij nxitëse, mënyra se si e festonte me shqiponjën nuk kanë të bëjnë fare me sportin”, shkruan ‘Kurir’, duke vajtuar humbjen. "Kjo ishte një ndeshje e veçantë për mua, për familjen time në Zvicër, por edhe për ata nga Shqipëria dhe Kosova”, ka thënë mes të tjera Xhaka. Kurir kujton ndeshjen e famshme midis Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014 në Beograd, kur u paraqit një dron me Flamurin e "Shqipërisë së Madhe" në stadiumin e Partizanit.  Le të kujtojmë, Stefan Mitroviqin kapi flamurin dhe vëllai i Xhakës, Taulanti, e kishte shtyrë Mitroviqin, duke ia marrë Flamurin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat