Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka komentuar ndeshjen e Zvicër me Serbin.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka falënderuar dy futbollistët e kombëtares zvicerane Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin për këtë ndeshje.
Postimi i plotë:
Tash, duhet me folë drejtë. Nuk kam pasë zemër me e pa lojën Zvicër - Serbi. Bile, bash në atë kohë e lash me u pa me Ambasadorin e Norvegjisë në SHBA. Dojsha me më kalu koha diqysh. Edhe veq me e pa rezultatin në fund. Cilido qoftë. Ja, po e pranoj, nuk jam aspak e fortë, së paku jo sa ata djem në fushë të futbollit. Diqysh, më vike keq për ta. Më vike keq, e ndjeja dhimbje se bartnin mbi supe një barrë që ndoshta nuk ju takon. Më vike keq që ju ra hise atyre me e vëndosë drejtësinë. Me fitu aty ku unë e shumë të tjerë e kemi për detyrë me fitu, po shpesh nuk ia kemi dalë.
Djema, borgjin ndaj Kosovës e keni la. Sa të jem gjallë kam me e kujtu ditën e djeshme. Faleminderit. Përulësisht.