Reagimi i Toni Kroos: Ishin të shumtë njerëzit që dëshironin që Gjermania të eliminohej, por…

Botërori 2018

Reagimi i Toni Kroos: Ishin të shumtë njerëzit që dëshironin që Gjermania të eliminohej, por…

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 22:48
Toni Kroos

Toni Kroos ishte heroi i Gjermanisë ndaj Suedisë, me golin që arriti të shënonte në minutën e 95-të.

Pas ndeshjesh ai flet se arritën të fitonin një ndeshje ku duhej të merrnin me patjetër 3 pikë.

“Ia arritëm të fitonim një ndeshje që duhej ta fitonim patjetër. Ishin të shumtë njerëzit që donin që ne të eliminoheshim para kohe, madje edhe gjermanë, por nuk do ia bëjmë aq të lehtë”, ka deklaruar Kroos.

“E merituam këtë fitore, ushtruam shumë presion, edhe pse nuk krijuam shumë. Në fund na mjaftoi për të fituar. Tani nuk kemi kohë për të pushuar, dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen ndaj Koresë që na duhet ta fitojmë me patjetër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat