Meksika, me 6 pikë jashtë Botërorit?!

Botërori 2018

Meksika, me 6 pikë jashtë Botërorit?!

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 19:26
Ilustrim

Meksika mori fitoren e dytë në dy ndeshje në Botëror, por sërish ata nuk mund të festojnë kalimin e grupit pasi matematika i mban ende në lojë dy skuadrat e tjera në grup.

Aktualisht Meksika është në kuotën e 6 pikëve, por këtë kuotë pikësh mund ta arrijnë edhe Gjermania dhe Suedia.

Në rast se Gjermania do të fitojë në mbrëmje me Suedinë e më pas edhe me Korenë e Jugut në ndeshjen e tretë në grup do të shkonte në kuotën e 6 pikëve.

Po ashtu, edhe Suedia nëse do të triumfonte ndaj Meksikës në takimin e fundit, do të kishim 3 skuadra me nga 6 pikë në këtë grup dhe do të ishte golavarazhi ai që do të vendoste më pas kush do të ishin dy skuadrat e kualifikuara.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat