Portieri i Serbisë në telashe pas golit që e pranoi nga Shaqiri: Nuk e di se si….

Botërori 2018

Portieri i Serbisë në telashe pas golit që e pranoi nga Shaqiri: Nuk e di se si….

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 17:14
Shaqiri

Portieri i Serbisë e cilëson si humbjen më të rëndë në karrierë atë ndaj Zvicrës.

Zvicra fitoi mbrëmë ndaj Serbisë me rezultatin 2-1, falë golave të Xhakës (52′) dhe Shaqirit (90′).

Stojkovic i cili pësoi dy gola nga shqiptarët tha se kjo është një humbje e madhe për të. Ai gjithashtu zbuloi për b92 se ka qarë pas ndeshjes, sepse ishte një ndjenjë e keqe për të dhe kombëtaren e tij.

 “Nëse dikush do të më thoshte këtë para ndeshjes, nuk do ta besoja. Sa e vështirë është tani. Nuk di ç’ti them nënës sime tani. Le të përpiqemi të bëjmë një mrekulli”, tha Stojkovic.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Kjo është një përgjegjësi e madhe. Ne nuk mund të dalim nga lëkura, nuk e di se çfarë po bëhet kështu, shumë gjëra të tilla na ndodhin. Por ne duhet të besojmë, si një ekip, të gjithë ne. Të gjithë 40 personat që jemi në hotel duhet të besojmë, nuk na ka mbetur asgjë tjetër.

“S’ka dyshim se kjo është humbja ime më e keqe në karrierë. Unë nuk qaj lehtë, por dje nuk mund t’i ndalja lotët”, përfundoi portieri i Serbisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat