Fitorja e Zvicrës bëri jehonë edhe në Zelandën e re

Botërori 2018

Fitorja e Zvicrës bëri jehonë edhe në Zelandën e re

Nga: Sabit Abdyli Më: 23 qershor 2018 Në ora: 10:31
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Edhe këtej përtej oqeaneve në Zelandën e Re në TV-prime u transmetua ndeshja Zvicër – Serbi. Sporti më popullor këtu është Ragbi e Kriket. Për ta shikuar ndeshjen shqiptarët (përfshirë këtu edhe mua) e dashamirët tjerë të këtij sporti kaq popullor në botë u deshtë të zgjohen në orën 5:30 të mëngjesit. Fitorja e kombëtares zvicerane gëzoi Mërgatën shqiptare në ketë pjesë të botës. Gati krejt ndeshjen e shikova në këmbë, ulesha, por nuk më mbante vendi. Pas ndeshjes uruam përmes telefonave njëri tjetrin këtu në qytetin e Auckland-it e gjithandej botës. Golat e bukur të Xhakës e Shaqirit, që na dhuruan emocione gëzimi TV-ët i përsëritën gjatë gjithë ditës dhe në lajmet e mbrëmjes.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat